Stadiumi i boshatisur, Berisha: Njerëzit u mërzitën se kishin 5 orë aty, e bëra me qëllim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha u pyet nëse u ndje i zhgënjyer që njerëzit nuk pritën fjalimin tij në çeljen e fushatës, nga gazetari Arian Çani.

Berisha u shpreh se demokratët u mërzitën nga koha e gjatë e qëndrimit në stadium dhe jo nga fjalimi i tij, ndaj dhe u larguan.

Ai tha se e bëri me qëllim këtë, pasi donte që të pranishmit të dëgjonin kandidatët për kryebashkiakë, pasi sipas tij, ata janë censuruar nga mediat.
Çani: A u ndjetë të zhgënjyer që njerëzit nuk pritën fjalimin tuaj?

Berisha: Absolutisht jo. Ai takim, qëllimi ishte që të shikoj kamerën që ata 15 kandidatë të qyteteve kryesore të kishin mundësinë që të adresoheshin në kamera.

Unë ndoqa një model që nuk është ndjekur kurrë në Shqipëri. Unë shfrytëzova rastin që të ata të kishin kamera. Ata u mërzitën sepse kishin 5 orë aty.

Një model s’mund të krahasohet me një tjetër, ky model u zgjodh për herë të parë. Ishte zgjidhja ime nga censura që iu bëhet kandidatëve tanë. Ajo pamje madhështore që u hap takimi nuk ka ekzistuar më parë.

Të fundit

Nuk japin pagat! Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja për 3 sesione

Tirana dhe Skëndërbeu kanë marrë nga 3 dënime për shkak të pagave të prapambetura ndaj ish-futbollistëve të tyre. Edhe pas...

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë...

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të...

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka zbuluar objektivin minimal të kuqezinjve...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Lajme të tjera

Web TV