Huaja e pashlyer fut në krizë martesën 45-vjeçare: Me mua s’ke punë më.. (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liria ka sjellë bashkëshortin e saj Dhimitrin në rubrikën e ndërmjetësimit të “E Diela Shqiptare” në  Tv Klan, “Shihemi në Gjyq”. Sipas deklaratave të çiftit, bëhet fjalë për një shumë të madhe parash që  vëllai i Dhimitrit iu detyrohet.

Pas emigrimit,  çifti investoi në një biznes që dështoi dhe në të bënte pjesë edhe vëllai i Dhimitrit. Sot ata nuk kanë  marrë asgjë në këmbim të ndihmës  dhe kontributit, por martesa e tyre 45-vjeçare ndodhet në një udhëkryq.

Dhimitri: Gjynah! 2 vjet fejesë dhe 43 vjet martesë, 45 vite, gati gjysmë shekulli, nuk më paske kuptuar se kush jam? Më paske dyshuar se cili jam? Në këtë moshë të më lësh ti mua, të arrish zotrote që unë të shtrohem 3 herë në spital, kam 4 operacione, mos të më shohësh njëherë me sy, të më biesh një gotë ujë atje? Ç’është kjo moj?

Po jo moj se me mua s’ke punë më! Unë i kam dashur vëllezërit, i  dua dhe nuk i hedh kurrën e kurrës se jemi të atillë, të  shkëlqyer me njëri-tjetrin. Ke qenë me mua në të keq   në të mirë, por edhe familjen s’e kam lënë kurrë pas dore dhe s’kam për ta lënë dhe ato lekë unë kam bindjen që vëllai im i jep moj! Pse më solle këtu?

Eni Çobani: Shtëpinë ku e ke more zotëri tani se më vjen keq?

Dhimitri: S’kam shtëpi, e kam shitur.

Eni Çobani: Ku fle sot ti zonjë, ku rri ti?

Liri: Unë rri te nëna, ai fle te motra. Ndenjëm  ca kohë te  motra ime, motra erdhi se prishi shtëpinë…

Dhimitri: Jo moj jo! fle nëpër hotele dhe nuk e ul veten unë kurrën e kurrës, edhe te motra.

Liri: Po ku do  vish?

Dhimitri: I vetmi person që më thotë hajde vëlla mos më rri rrugëve. Kaq! Ta dish! Ma nxore bojën fare! Nuk ta fal, me mua ke punë ti!

Liri: Jo, kujt ia dhe?

Dhimitri: Me mua ke punë ti që kur të shihesh me mua të puthesh me Milon, mbaje mend këtë punë!

Liri: As dua ta di fare, po ti ku do dalësh ore i zi?

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV