Zgjedhjet në veri të Kosovës/KQZ: Kanë votuar 2.4% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 1.000 qytetarë në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas të dhënave, dalja e përgjithshme në zgjedhje është 2.4 për qind apo 1.092 nga 45.095 qytetarë me të drejtë vote.

KQZ-ja nuk raportoi për ndonjë pengesë në procesin zgjedhor.

Kjo është dalja në zgjedhje sipas komunave:

Leposaviq: 110 votues apo 0.33 për qind

Zubin Potok: 240 votues apo 3.6 për qind

Zveçan: 145 votues apo 2.07 për qind

Mitrovicë e Veriut: 597 votues apo 3.3 për qind.