Çështja për “Gërdecin”/ Shtyhet sërish gjyqi për Mediun, ja kur do mbahet seanca e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet për më 9 maj ora 14:00 seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu të akuzuar për shpërdorim detyre për çështjen Gërdeci.

Shkak u bë kërkesa e prokurorisë pasi nuk ishte gati për të dhënë konkluzionet.

Avokatet e ish-ministrit kërkuan pushim të çështjes për efekt parashkrimi.

Sipas tyre, kanë kaluar 12 vite nga fakti penal, ndaj sipas tyre Mediu nuk mund të merret i pandehur.

GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar, ndërkohë Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.

Familja Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në shpërthimin famëkeq të Gërdecit ishte në sallë, por nuk u pranua nga GJKKO si palë në gjykim.

Ndërkohë avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit në një prononcim për media tha se është e paarsyeshme që të mos jenë në seanca.

“Duhet të jemi pjesë e procesit deri në fund. Nuk e kuptoj pse gjykata e posaçme po vepron kështu.

Nuk arrijmë dot akoma ta kuptojmë pse. Por arsyeja që mendoj më shumë është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje që ne do i sillnim. ndërkohë që gjykata do t’i bjerë shkurt dhe nuk do detaje, arsye tjetër nuk kuptoj se mund të ketë.

Dëmi ekonomik erdhi nga shpërthimi. I njëjti shpërthim solli dhe viktima.

Akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit nuk kanë sens”, tha avokati.

Të fundit

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo...

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve...

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës i dënuari

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur...

Berisha sulmon sërish gjyqtaren Irena Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delinkuente

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK për masën detyrim paraqitjeje, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka. “Narko shteti dhe kreut të tij Edi Rama. Kjo...

Justin Bieber shiti katalogun muzikor për 200 milionë dollarë për shkak të falimentimit

Justin Bieber ka shitur të gjithë katalogun e tij muzikor për 200 milionë dollarë në dhjetor të vitit 2022, për shkak të problemeve të...

Lajme të tjera

Web TV