Taulant Seferi tregon mbi kalimin tek skuadra Ukrainase: “Mami e priti shumë keq lajmin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I njohur si ‘Tigri i bardhë’ i Tiranës, futbollisti Taulant Seferi prej disa kohësh luan me një ekip të Ukrainës. Si pasojë, ai është shpërngulur në këtë shtet, ku lufta vazhdon prej muajsh.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Seferi ka treguar se në fillim kur e mori vendimin për t’u larguar nëna e tij e ka pritur shumë keq. Mirëpo, tani ka kuptuar se jeta në qytetin ku ai ndodhet vazhdon normalisht pasi është larg zonës së luftës.

“Unë kur e kam pasur ofertën për këtu, e kam ditur që ka qene lufta dhe e kam menduar që mund të isha në rrezik. Shyqyr zotit ka ecur shumë mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

Mami im e ka pritur me shumë keqardhje largimin tim në fillim, por tani e ka kuptuar situatën dhe është më mirë. Tani është qetësuar, por në fillim kur ja shpjegoja nuk donte, avash, avash ra dakord dhe ajo.

Këtu gjithçka është normale. Edhe mesa kam lexuar Presidenti i Ukrainës ka thënë që dua që populli ta bëj jetën normale. Edhe mesa kam parë unë, ka fëmijë që shkojnë në shkollë, ka njerëz që dalin në qytet dhe restorante. Gjithçka është normale”, u shpreh Seferi.

Të fundit

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të...

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me...

Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Ishte një pasdite shtatori e vitit 1988, kur po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Në oborrin e lagjes pashë disa njerëz të ulur...

“Qava si për djalin tim!” Gazetarja letër djalit që u dhunua për një shishe ujë

Gazetarja Fatma Haxhialiu e cila jo më larg se pesë muaj më parë solli në jetë një tjetër bekim, duke u bërë mami e...

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin...

Lajme të tjera

Web TV