25 Prill 1945/ Ushtria e Kuqe hyn në periferi të Berlinit, Gëbels kërcënon gjermanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupat ruse pushtojnë disa lagje periferike të Berlinit, në fillim të asaj që do të ishte një betejë e egër për kontrollin e qytetit. Ushtria e Kuqe kishte mbërritur në Berlin edhe pse marrja e këtij të fundi do të rezultonte një fushatë shumë lodhëse dhe me humbje si për sovjetikët ashtu edhe për gjermanët. Ushtria e Kuqe iu afrua kryeqytetit gjerman nga tre drejtime, në veri, në lindje dhe në juglindje. Periferi verilindore e Weissensee, ishte më afër qendrës së kryeqytetit, me vetëm 3 km.

Ministri nazist i propagandës, Jozef Gëbels, lëshoi një deklaratë ku thuhej se Berlini do të mbrohej deri në fund. Ai tha se kushdo që tregohej frikacak, ngrinte flamurin e bardhë apo tentonte të sabotonte rezistencën, do të trajtohej si tradhtar. Gjermanët e kuptuan të tmerruar, se çfarë mund t’u ndodhte nëse Berlini binte në duart e rusëve.

Sulmi ndaj Berlinit nga ana e sovjetikëve, do të fillonte më 16 prill. Më 24 prill, tre grupe ushtarake do të rrethonin qytetin. Asgjë nuk mund të futej ose të dilte më nga kryeqyteti Gjerman. Atëherë, Hitleri, si një ndërmarrje e mjerueshme do të bënte thirrje për ndihmë te civilët. Duke rekrutuar adoleshentë dhe persona të moshuar, milicia Volkssturm (që në shqip do të merrte kuptimin “Stuhia e Popullit”), do të formohej për të luftuar kundra një ushtrie me përvojë si ajo e sovjetikëve. Milicia do të kishte edhe mbështetjen e atyre veteranëve që kishin luftuar edhe më parë.

Beteja mori pamjen më të egër të saj dhe Berlini do binte shtëpi mbi shtëpi dhe lagje mbi lagje. Nga luftimet në Berlin, pala e sovjetikëve do të kishte 305 000 të humbur, ndërsa nga ana gjermane do të kishte 325 000 të vdekur.

Lexo edhe :  Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Kalendar

 25 prill 799 – Pas keqtrajtimit dhe shpërfytyrimit nga qytetarët e Romës, Papa Leoni III shkon dhe strehohet në oborrin e mbretit  frank Karli i Madh.

25 prill 1644 – Perandori Chongzhen , i fundmi i dinastisë kinez Ming, kryen vetëvrasje gjatë një rebelimi fshatarësh të udhëhequr nga Li Zicheng.

25 prill 1829 – Charles Fremantle arrin me anijen e tij “HMS Challenger” në brigjet e Australisë Perëndimore, ku do të shpallë themelimin e kolonisë së lumit Swan në emër të Mbretërisë së Bashkuar.

25 prill 1859 – Inxhinierët britanikë dhe francezë, nisin inspektimin e terrenit për fillimin e ndërtimit të Kanalit të Suezit.

25 prill 1945 – Dita e Çlirimit të Italisë:Ushtria gjermane kapitullon dhe largohet nga Italia Veriore, pas një kryengritje të përgjithshme partizane nga lëvizja italiane e rezistencës. Regjimi fashist i Salosë bie, dhe Benito Musolini kapet gjatë përpjekjes për t’u arratisue. Kjo datë kremtohet në Itali si Festa e Çlirimit.

25 prill 1974 – Revolucioni i Karafilave:Një grusht shteti ushtarak i të majtës në Portugali, rrëzon regjimin autoritar-konservator të Salazarit, duke krijuar një qeveri demokratike.

25 prill 1982 – Izraeli përfundon tërheqjen e tij nga Gadishulli i Sinait, sipas Marrëveshjes së Kemp Dejvd.

25 prill 2005 – Bullgaria dhe Rumania nënshkruajnë traktatin e pranimit në Bashkimin Evropian. Ato do të anëtarësohen 2 vjet më vonë.

 

 

 

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV