Kina zbulon planin për ndërtimin e stacionit kërkimor në Hënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina prezantoi vizionin e saj madhështor për ndërtimin e një baze në Hënë. Udhërrëfyesi afatgjatë, i cili do të zbatohet në tri faza, synon që Stacioni Ndërkombëtar i Eksplorimit Hënor (ILRS) të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2050, sipas “South China Morning Post”.

“Duke ndërtuar një platformë afatgjate të eksplorimit hënor dhe hapësinor, do të bashkojmë njohuritë e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të hapësirës nga e gjithë bota, në masë të madhe do të përmirësojmë të kuptuarit tonë për mjedisin hënor dhe aftësinë tonë për të shfrytëzuar burimet hënore dhe për të mbështetur aspiratat e njerëzimit që një ditë të udhëtojmë në Mars dhe më tej”, tha Wu Weiren, projektuesi kryesor i programit të eksplorimit hënor.

Wu tha se misioni jo vetëm që do të tregojë përgjegjësinë e Kinës si një fuqi botërore hapësinore, por do të shërbejë si një shembull i vërtetë për “ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV