Programi për Tiranën, Bejko: Trami dhe metroja, të domosdoshme për kryeqytetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko shpalosi një pjesë të programit të tij elektoral, ndërsa theksin e vuri te shtimi i alternativave për transportin publik.

Ai theksoi se krahas autobusëve, Tirana si kryeqytet e ka të domosdoshme ndërtimin e tramvajit dhe metrove, qasje kjo, që sipas Bejkos lehtëson qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve.

Më tej, kandidati i PD-së për kryeqytetin tha se Tirana do të ndërtohet në mënyrë policentrike dhe nuk do të lejojë ndërtimin e kullave brenda unazës së vogël.

“Ne jemi për atë që Tirana të ndërtohet në mënyrë policentrike. Nëse do ketë kërkesë për kulla, të ndërtohet në unazë të madhe. Ne duam një Tiranë të unifikuar që të jetë qytet për mbushje shpirtërore, me kulturën, sportin, mjedise të gjelbra. Kemi edhe Tiranë rurale. Dhe është harruar në të gjithë drejtimit. Nuk ka nevojë të bëjmë autobusë falas, subvencion nga bashkia për shtresat në nevojë po, padiskutim. Lidhur me transportin publik, me vendosjen e një standardi evropian, që të kesh një biletë elektronike. Për ta lehtësuar transportin, në hyrje të qytetit do ndërtojmë parkingje mbi dhe nën tokësore, që mbi 40 mijë autovetura që vijë në Tiranë, ato do të parkohen në këto parkime. Trami është i domosdoshëm për një qytet si Tirana dhe ndërtimi i një metroje. E rëndësishme është ideja që kemi ne për një qytet metropolitan. Tirana metropolitane kërkon transport alternativ, përveç atij me autobus. Një ide tjetër ndërtim i shkollës dhe çerdheve, 15 minuta larg banesave të qytetarëve. Nëse do zgjidhem, do kërkojmë bashkëpunim me qeverisë sipas kornizës ligjor as më shumë dhe as më pak” tha ai.

Të fundit

Konflikti Izrael-Iran, Guterres thirrje: Mjaft me sulme, diplomacia të mbizotërojë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që Irani dhe Izraeli të zgjedhin deeskalimin dhe të ndalojnë armiqësitë. Dy vendet...

Pse Berisha i kundërvihet “bashkimit” të opozitës rreth dikujt tjetër

Nga Mero Baze Është një gjë pozitive që disa aktorë të opozitës po flasin për nevojën e bashkimit të saj. Ky është në të vërtetë...

Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në Tel Aviv të premten në mbrëmje sipas orës lokale, ndërsa sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin pas...

Sa kushton lufta mes Izraelit e Iranit. Rreziku i bllokimit të Hormuzit

Tregjet financiare po reagojnë në orët e fundit ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Iranit pikërisht ashtu siç ishte parashikuar. Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm,...

Horoskopi ditor, 14 Qershor 2025

Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa...

Lajme të tjera

Web TV