BE-ja liston platformat e mëdha online që do përballen me rregulla të rrepta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian ka listuar platformat e mëdha online që do të përballen me rregulla më të rrepta për mbrojtjen e të dhënave dhe të përdoruesve, Komisioni Evropian njoftoi se ka miratuar “vendimet e para të përcaktimit sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale”, një rregullore e Bashkimit Evropian (BE) për reklamat transparente që synon të ndihmojë përdoruesit të fshijnë përmbajtjen e paligjshme, si dhe të luftojë dezinformimin.

Bazuar në të dhënat e platformave të siguruara në muajin shkurt, Komisioni Evropian klasifikuara 17 platforma online dhe dy motorë kërkimi si “shumë të mëdhenj” pasi më shumë se 45 milionë njerëz i përdorin ato për çdo muaj.

Gjigantët e mediave sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn, Pinterest, Snapchat, TikTok, Twitter dhe Youtube u përcaktuan si “platforma shumë të mëdha online”.

Uebfaqet e blerjeve Alibaba, Amazon, AppStore, booking.com, Google Play, Google Shopping dhe Zalando gjithashtu u listuan në klasifikimin e ri të BE-së, përfshirë edhe Google Maps dhe Wikipedia.

Google dhe Bing, nga ana tjetër, u renditën si “motorë shumë të mëdhenj të kërkimit online”. Rregullat e reja synojnë të mbrojnë të dhënat e personelit kundër taktikave agresive të reklamave dhe do t’u kërkojnë kompanie të veprojnë më shpejt kundër përmbajtjes së paligjshme ose dezinformimit.

Për shembull, reklamat nuk mund të shfaqen bazuar në të dhënat e ndjeshme të përdoruesve, si për shembull pikëpamjet politike ose orientimi seksual.

Reklamat e synuara të bazuara në profilizimin e fëmijëve gjithashtu do të ndalohen. Platformat gjithashtu do të duhet t’u mundësojnë përdoruesve të raportojnë më lehtë përmbajtjen e paligjshme dhe do të jenë të detyruara t’i moderojnë ose t’i fshijnë ato me një njoftim shumë të shkurtër.

Brenda katër muajve, platformat do të duhet të ndryshojnë politikat e tyre në mënyrë që të përmbushin detyrimet e reja sipas “Aktit të Shërbimeve Digjitale”.

Lexo edhe :  Tjetër tragjedi në Greqi, dy të mitur gjenden të pajetë në lumin Kosynthos

Nëse kompanitë nuk i respektojnë rregulloret, BE-ja mund të vendosë gjobë të barabartë me 6 për qind të xhiros së tyre vjetore, si dhe të ndalojë shërbimet e tyre nëse shkelin rregullat në mënyrë të përsëritur.

Të fundit

Cezari e Pompei – Beteja e Dyrrahum-it dhe ndërrimi i emrit nga Epidamnus

Në verën e vitit 48 para erës sonë, në brigjet e Adriatikut – në atë që sot është Durrësi...

Çmimi Nobel për Paqen për të cilin udhëheqësit shkojnë në luftë

Në atë që mbështetësit e kanë quajtur simbol solidariteti dhe kritikët një akt poshtërues besnikërie, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zbuloi këtë javë se...

Sistemi “Patriot” drejt Kievit, Trump përgatitet për goditjen e radhës kundër Putinit

Presidenti Donald Trump po shqyrton opsionet e dërgimit të një sistemi shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pasi u zotua ditët e fundit...

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Lajme të tjera

Web TV