Sulmet e Luizit ndaj Efit dhe “Përputhen”/ Reagon Bora Zemani: Më vjen keq që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Bora Zemani është një nga personazhet që ka reaguar pas deklaratave ofenduese të Luizit ndaj Efit, për pjesëmarrjen e saj në “Përputhen”.

Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, Bora shkruan se Efit i përmendet si turp eksperienca e saj në “Përputhen”, ndërkohë që Kristit jo, i cili gjithashtu është bërë i njohur nga një program dashurie si “Love story”.

Moderatorja thekson se nuk është turp të njohësh dikë as në “Përputhen” dhe as në “Big Brother”, sidomos lidhjet kur janë të vërteta përqfohen dhe kanë gjithnjë përkrahjen e publikut.

Sipas moderatores, është fatkeqësi që diskutohet më dy standarde për gjëra fare normale.

Më vjen keq që akoma në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha shoh që diskutohet me dy standarte dhe për gjëra fare normale.

Efit i përmendet si turp eksperienca e saj në Përputhen si e vetmja armë për ta sulmuar kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prap nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhi mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet tu vij turp ndërsa për Efin po është turp!

Programe si Big Brother apo Përputhen janë të vështira si për konkurentët edhe për ata që i prodhojnë por çfarë i përket secilit është shumë e qartë.

Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata të krijuara nga vetë konkurentët sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun të mbërethyer pas ekranit por sesi i menaxhojnë këto situata konkurentët përcakton rrugëtimin e tyre apo impaktin që lënë në publik.

Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo ashtu siç ka personazhe në Përputhen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe të forta sesa vetëm ndjenjat në Përputhen në kuadër të lojës ose jo.

Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Përputhen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother .

Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shum fort të vërtetën gjithmonë!”, shkruan Bora Zemani.

Lexo edhe :  Dy zarfe të zinj në shtëpinë e ‘Big Brother’, çfarë do të ndodhë sonte me Gjestin?

Sulmet e Luizit ndaj Efit dhe "Përputhen"/ Reagon Bora Zemani:

Të fundit

Krimi elektoral?/ Kikia: SPAK të ndjekë paranë, besoj do shkojë te “strofulla”

Analisti Mentor Kikia, komentoi aktualitetin politik. Duke folur për Primaret në Partinë Demokratike, Kikia tha se primaret në PD janë...

Zbardhen emrat/ Berisha i jep Metës katër deputetë të sigurt

Marrëveshja e koalicionit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës i ka siguruar këtij të fundit katër karrige të sigurta në Parlamentin e ardhshëm. Sipas dakordësisë...

Primaret në PD, Ngjela: Proces fars, Saliu ka halle më të mëdha

Teksa ka komentuar procesin e primareve në Partinë Demokratike, avokati Spartak Ngjela tha se pavarësisht se në parim është një hap pozitiv, në thelb...

Spiunia serbe në OSBE, qëndron në paraburgim, ekspertët: BIA vijon të veprojë në Kosovë

Pas hetimeve disa mujore dhe me vendim gjykate, serbja Jelena Gjukanoviç, e punësuar në Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka përfunduar në paraburgim për...

Limaj, kyçi i një mandati tjetër kryeministror të Kurtit

Nga Eduard Zaloshnja Vetëvendosja e Kurtit mori vetëm 40.9% të votave të pjesëmarrësve të zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Dhe me këtë përqindje do të...

Lajme të tjera

Web TV