Pasaportat dhe kartat ID do prodhohen nga ‘IdentiTek’/ Çuçi:Do shohim nëse do ulim çmimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur për fleksibilitetin që mund të ketë për qytetarët ndryshimi nga kompani private në publike për prodhimin e pasaportave dhe kartave të ID.

Çuçi u shpreh se me “IdentiTek” do mund të ketë fleksibilitete dhe shteti do mund të ndërhyjë më tepër për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Kompania publike ndihmon gjithashtu për të lehtësuar barrierat e dikurshme për të bërë ndryshime efiçente për qytetarët.

“Nuk është e lidhur fare me çmimin, është marrëdhënie kontraktore me kompaninë që mbaron në korrik të këtij viti.

Do përfundojmë kontratën dhe do e marrim në dorëzim gjithë kompaninë e kartave.

Pastaj çështja e çmimit është një çështje që vendoset. Jemi më fleksibël për t’i ndryshuar çmimet. Jemi fleksibël por s’lidhet me ndryshimin e ligjit.”-tha Çuçi.

Një nga ndryshimet që kjo agjenci do të realizojë sapo të kthehet nën administrimin shtetëror do të jetë ulja e tarifave si për kartat e identitetit dhe pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim.

 

Të fundit

Snoop Dogg ndjek në rrjetet sociale këngëtaren shqiptare, ja për kë bëhet fjalë

Ai është një ndër reperët legjendar si dhe më të famshëm dhe më të suksesshëm në botë. Bëhet fjalë...

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, 816 aplikime për inpute bujqësore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se janë 816 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje me subvencione nga Skema Kombëtare 2024 për masën...

U bënë sot prindër për herë të parë, a e uroi Ledion Liço çiftin?

Pasi çifti Luiz dhe Kiara ndanë lajmin e mrekullueshëm për vajzën e tyre që erdhi në jetë ditën e sotme, urimet e përzemërta nuk...

Të gjithëve na pëlqen ta konsumojmë, por ky përbërës në sanduiç shkakton shumë probleme

Pothuajse nuk ka asnjë person që nuk i pëlqen të hajë një sanduiç, por pak njerëz e dinë se ai është fajtori kryesor për...

Bayern Munich pret Real Madridin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, formacionet zyrtare

Bayern Munich dhe Real Madridi përballen sot me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. ‘Los Blancos’...

Lajme të tjera

Web TV