Akademiku serb: Vuçiç e di që Kosovën e kemi humbur në vitin 1999

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku serb, Dushan Teodoroviç, thotë se Serbisë i kushton çdo vit, çdo muaj, çdo ditë dhe çdo minutë që kur Aleksandër Vuçiç është në pushtet. Në një intervistë për Danas, Teodoroviç tha se presidenti serb e di se Kosovën e kanë humbur në vitin 1999. Teodoroviç thotë se pasojat e vendimeve të njëanshme të Vuçiç janë kudo.

“Qoftë për tensionet e vazhdueshme në Kosovë, Beogradi i çuditshëm mbi ujë, ndërtimi i stadiumit kombëtar të futbollit apo emërimi i hajdutëve intelektualë Sinisha Mali, Aleksandar Shapiç apo Jorgovanka Tabakoviç në postet më përgjegjëse në vend. Edhe gjendja aktuale në Kosovë, pa dyshim, është rezultat i vendimeve të njëanshme të një njeriu narcisoid dhe arrogant, i cili për arsye të panjohura për mua i ka caktuar vetes një rol mesian”, tha Teodoroviç.

Akademiku serb tha se është e trishtueshme që më shumë njerëz nuk ngrihen në këmbë dhe të paktën ta kundërshtojnë publikisht.

“Serbia po shembet dita-ditës jo për shkak të Aleksandar Vuçiqit, por për shkak të frikacakëve dhe paaftësisë dhe pavendosmërisë sonë për të thyer regjimin e tij me demonstrata, grevë të përgjithshme dhe të gjitha format e mundshme të rezistencës civile. Aleksandar Vuçiç që nga fillimet e tij gënjen dhe mashtron qytetarët e Serbisë dhe serbët nga Kosova. Një seri e tërë e lëvizjeve dhe deklaratave të tij gjatë dhjetë viteve tregojnë se ai gjithmonë përpiqej të tregohej si evropian jashtë Serbisë, ndërsa në të njëjtën kohë ishte një serb i madh në Serbi dhe Republika Srpska”, thotë Teodoroviç.

Të fundit

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Sulmet kundër prodhuesve vendës kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV