Sfidë e çmendur në Anfield, Liverpool triumfon në minutën e fundit ndaj Tottenham

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpooli ka fituar me shumë mund ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier, me rezultat 4-3.

Pas vetëm tre minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Curtis Jones, ndërsa Trent Alexander-Arnold ishte asistuesi.

Dy minuta kaluan nga goli i parë dhe Liverpooli realizoi edhe të dytin, tani përmes Luiz Diaz, gjersa asistoi Cody Gakpo.

Në minutën e 15-të, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp realizoi edhe të tretin, ndërsa Mohamed Salah e konvertoi penalltinë në gol.

Tottenhami më pas u kundërpërgjigj nëpërmjet Harry Kane (39’), por që nuk ishte e mjaftueshme.

Në 45 minutat e dytë u zhvillua një ndeshje edhe më e zjarrtë, derisa Spurs i vunë nën presion vendasit – ndërsa u shënuan dy gola.

Ishte minuta e 78-të e takimit kur Heung-Min Son realizoi për 3-2, duke ndezur edhe më shumë sfidën.

Mysafirët nuk u dorëzuan deri në fund dhe e barazuan rezultatin në 3-3 me golin e Richalison në minutën e 90+3-të.

Por, Liverpooli ia doli më fund të shënonte golin e fitore për 4-3 me anë të Diogo Jotas (90+5′).

Pas javës së 34-të, Liverpooli ka kaluar në vendin e pestë me 56 pikë, dy më shumë se Tottenhami, ndërsa në xhiron e 35-të, Reds do të kenë punë me Fulhamin.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV