Fushata në ecje/ Këlliçi: Pas 14 majit 30 për qind më shumë vende parkimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, fushatën e ka vijuar me një ecje në njësinë 3 në Tiranë.

Në bashkëbisedim kërkesave të bizneseve dhe qytetarëve i përgjigjej me programin për drejtimin e kryeqytetit.

Lejet për restaurimin e banesave të tyre e deri tek problemet më personale ishin pjesë e diskutimeve certifikatat e vdekjeve.

“Ne kemi nevojë për një trotuar dhe banjpo publike”, thotë qytetari.

“Më gjej një qytet, shtet në botë me 33 mijë lekë ndihmë ekonomike mor burrë”, thotë një tjetër qytetar.

“Kam 10 vjet që capoj certifikata vdekje dhe përsëri vazhdo e faturohem”, thotë një tjetër qytetar.

Zgjidhja e parkimit të automjeteve, por edhe gjobat po ashtu u bënë temë e takimeve.

“Çështja e parkimit do të duhet të marrë një zgjidhje po ashtu pas 14 majit. Për t’i dedikuar më shumë vende parkimi për qytetarët, për të cilët do të vihen në dispozicion 30 për qind më shumë vende, në mënyrë që ata të parkojnë në lagjet ku banojnë, në komunitet pa u gjobitur. Është një shqetësim ky që prek sot pothuajse çdo familje të Tiranës”, u shpreh Belind Këlliçi.

Edhe këtë herë Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e qytetarëve dhe votën e tyre për zgjedhjet e 14 majit.

Të fundit

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që...

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që të armatosen, pasi ofensiva...

“Papillon”, odiseja e një shpirti të pathyeshëm

Nga Leonard Veizi Ka burra që thyejnë hekurat dhe burra që thyejnë vetveten. “Papillon” është historia e një shpirti që zgjodhi të mos thyhej. Në...

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Lajme të tjera

Web TV