Mbylli sezonin para kohe, Marash Kumbulla: “Jam i zhgënjyer, do rikthehem më i fortë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marash Kumbulla pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen Roma-Milan. Qendërmbrojtësi i kombëtares ka mbyllur sezonin si pasojë e dëmtimit në ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë.

23-vjeçari ka humbur dy takimet e muajit qershor: Shqipëri-Moldavi dhe Ishujt Faroe-Shqipëri. Kumbulla rrezikon edhe pjesëmarrjen në transfertën ndaj Çekisë (7 shtator).

Lojtari shqiptar ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku thekson se do të rikthehet më i fortë se më parë.

“Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Jam shumë i zhgënjyer, do të më duhet kohë për t’u shëruar.

Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Daje Roma!”, shkruan romanisti.

Të fundit

Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026

Max Verstappen ka njoftuar se do të vazhdojë të garojë me RedBull në Formula 1 për vitin 2026, duke...

“Më sjellin kallëzime për blerje votash por nuk ka prova”, Altin Dumani: 5 parti…

56 kallëzime u bënë nga partitë politike për krime të pretenduara zgjedhore njoftoi kreu i SPAK Altin Dumani, por të gjitha rastet e shitblerjes...

Luçiano Boçi: Benet oksfordiani i mat aktorët me litra rolesh dhe kilogramë drame

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me statusin që publikoi një ditë më parë kryebashkiaku...

Plagosi me armë zjarri shokun në Borsh, në pranga autori i ngjarjes

Sot, në Borsh, Himarë, rreth orës 02:20, në një lokal shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një...

Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane. Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina...

Lajme të tjera

Web TV