Kryeministri Rama uron Dukën për rizgjedhjen në UEFA: Nder për Shqipërinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e futbollit shqiptar gjatë këtyre viteve është përpjekur shumë për të bërë hapa përpara dhe ia ka dalë të regjistrojë suksese të mëdha, madje historike. Veç kualifikimit në “Euro 2016” si pasojë e rezultateve sportive, ky komunitet ia doli të bindte UEFA-n t’i besonte finalen e parë të Conference League, që ishte një sukses i madh për FSHF-në dhe e ktheu Tiranën në qendër të vëmendjës botërore.

Më pas komuniteti europian i futbollit i besoi për të dytën herë një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s presidentit të FSHF Armand Duka, një arritje e madhe për futbollin shqiptar. 45 votat e marra, si asnjë anëtar tjetër që mori pjesë në garë, nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Kreu i qeverisë e uroi publikisht Dukën për zgjedhjen e tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ndërkohë që shprehu hapur mbështetjen për të qenë krah FSHF-së për organizimin e një tjetër eventi të rëndësishëm, si finalet e një kampionati europian për moshat.

“Po shfrytëzoj këtë moment për të uruar presidentin e FSHF-së Armand Duka për zgjedhjen e tij për herë të dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Nuk është e rastit dhe është nder për Shqipërinë që të jetë pjesë e vendimmarrjes në qeverisjen e futbollit”, tha Rama gjatë ceremonisë së përzgjedhjes së projektit të stadiumit të ri të Korçës, që u lancua në janar të këtij viti.

Kryeministri Rama tha se mbështet ambicien e FSHF-së për të mundësuar kampionatin europian të të rinjve, organizuar nga UEFA. FSHF ka aplikuar për këtë projekt gjigant dhe pret vendimin e UEFA-s.

“Ky është një projekt gjigant dhe ndaj duhet të jemi gati për të në vitin 2025”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Korçë për projektin madhor.

Të fundit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta...

1792 – “Marsejeza”, kur një këngë lind nga gjaku dhe ngrihet mbi flamuj

Nga Leonard Veizi Ka këngë që lindin në dhoma të heshtura dhe harrohen mes letrash. Kashtu siç ka çaste në histori kur një këngë nuk...

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit...

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV