Pse përqeshen hulumtuesit që kërkojnë të zbulojnë të vërtetat e Historisë së Shqipërisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Pirro Prifti

Një epokë e re ka lindur pas viteve 90’. Ashtu si dolën mashtrime e të dërguarve të komunizmit për një shoqëri pa të varfër ku do hahej me lugë floriri, ashtu dhe në të gjitha fushat dolën njerëz të rinj për të zbuluar të rejat por dhe korrigjuar gabimet shtrembërimet falsifikimet në çdo fushë të jetës sociale dhe shkencore. Përsa i përket historisë së Shqipërisë, albanologët, arkeologët, linguistët, etimologët dhe shqiptarë, krahas punës u bënë ‘teslim’ para të huajve e sidomos para presionit të të huajve se historia e lashtë dhe e bizantit ishte tërësisht greke. Dhe kjo e bazuar vetëm sepse historia e lashtë ishte shkruar me të ashtuquajturat gërmat dhe gjuhën greke. Është njëlloj sikur sot; meqënëse shkruajme anglisht- pas ardhësit duhet të na quajnë anglezë ballkani?!. Epo nuk është kështu historia. Në fillim, pra në kohën e lashtë, gjuhë ‘ndërkombëtare’ kanë qenë shkonjat që sot quhen greke, por se `lineari b` lindi rreth shek xv pes (Linear B – Wikipedia), të cilët linguistët perëndimorë (edhe ata pa njohur historine e gadishullit Ilirik dhe të Anatolise- të dyja me kuptim në shqipen e sotme), e quajtën kultura miceane greke ?! Pra, para se të vinin greket të cilët erdhërn si dorianë dhe jonianë në shek VIII-VII p.e.s.
Atëherë përse linguistët tanë e pranuan këtë linear si – greke?
Përse nuk bënë artikuj për ta kundershtuar? Po kështu dhe për Historinë Shqipërisë ndodhi njëlloj si me shkrimin grek ‘ndërkombëtar’ të asaj kohe, apo me shkrimin latin, me shkrimin turk, pra sipas pushtimeve të tokave të Arbërisë, Dardanisë dhe Epirit që sot quhen Shqipëri dhe Kosovë, dhe sot me shkrimin anglez. Pra shqiptarer nuk duhet hutohen e të quhen grekër, latinë, turq, apo anglezë por thjesht shqiptarë. Pa i hyrë historisë së mirëfillitë në këtë shkrim të shkurtër, po rreshtoj disa elementë që vetë shoqëria shqiptare pa dashje po bëhet pengesë ndoshta duke qënë një shoqëri kozmopolite dhe e prirur për të emigruar si në lashtësi, mesjetë edhe sot nën demokracinë liberale perëndimore që promovon globalizmin, hulmtuesit shqiptarë duhet të bëjnë dallimin për atë që është shqiptare me atë që është e huaj, sepse kjo është kamufluar ndërvite duke mos patur mundësi reale për të kundërshtuar apo dhe kur e kemi patur, politika, paraja, spiunllëqet i kanë detyruar hulumtuesit e atëhershëm shqiptarë që të gënjenin apo të bëheshin `teslim` ndaj teorive të huaja. Të shash e të përqeshësh përpjekjet sado nganjëherë amatore për të zbuluar të vërtetat e historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri më sot- është si të veprosh njëlloj me `grekafonët` dhe politikat e akademive greke (për shkaqe politike) por edhe ndërkombëtare (për shkaqe të mos njohjes së atëhershme të popullsisë shqiptare por si popullsi greke për orthodokse dhe turke për myslimanët), e cila ka deformuar historinë e lashtësisë së popujve të Ballkanit dhe Shqipërisë. Këtë manovër pro historisë greke për Shqipërinë e ka fuqizuar dhe me ndihmën e historianëve të blerë si Hammond (i cili vizitoi Butrinitn në kohën e diktaturës dhe tha që kultura është greke, madje dhe historianë-arkeologët tanë të pranishëm nuk e kundërshtuan?!). Historia pro helenike e Shqipërisë është përkrahur edhe nga iluministët francezë dhe gjermanë si Vikto Hygo, Shlimman etj (ndoshta nga mos njohja e mirë e historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve që në atë kohë quheshin Ilirë, Epirotë, Dardanë, Aarbër dhe pas 1703 -shqiptarë, dhe nuk kishin si ta dinin kur Shqipëria ishte nën sundimin Osman), duke deformuar historinë e lashtësisë për hir të përkrahjes se revolucionit grek të cilën e realizuan kryesisht arvanitasit në Greqi. Për shkak të simpatisë për luftën kunër një perandorie myslimane osmane, këta iluministë perëndimorë u dhanë atributet e lashtësisë emrit grek dhe Greqisë. Duke i quajtur pasardhës të grekëve të lashtë, e duke ngatërruar orthodoksinë bizantine si orthodoksi greke, pra duke përfshire këtu edhe arvanitasit edhe shqiptaret duke i quajtur si grekë, por çuditerisht këta iluministë nuk i përfshinë popullatat sllave por vetëm shqiptarët orthodoksë dhe vllehët. Unë kam bërë përpjekjet e mia për këtë problem si plot të tjerë dhe kam botuar një librër analitik për historinë e Shqipërisë. E kam bërë duke besuar se Historia e Shqipërisë është gjymtuar fshehur nga fqninjët por edhe harruar për shkak të multireligjioneve ndër shqiptarë. E rëndësishme është ashtu siç thonë edhe Reaserchers si Prof. Professor Gene Haddlebury, i studimeve helenike, tek revista e tyre me titull “Historians Admit To Inventing Ancient Greeks“dhe nën titull: Scholars apologize for attributing Ëestern democracy to a make-believe civilization. Profesori u shpreh: “Sinqerisht, ne kurrë nuk kemi dashur që gjërat të shkojnë kaq larg,” tha profesori Gene Haddlebury, i cili ka ofruar të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i Studimeve Helenike në Universitetin Georgetoën. “Ne ishim të rinj dhe përpiqeshim të avanconim karrierën tonë, kështu që sapo filluam t’i krijonim gjërat: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe pikëmbështetja, retorika, etika, të gjitha llojet e ndryshme të kolonave – gjithçka vetëm me një nga artefaktet “të lashta” të ëndërruara në një bodrum në Somerville, MA. Shumë më shumë gjëra nga sa mund të kishte dalë çdo qytetërim, padyshim,” (https://www theonion.com/historians-admit-to-inventing-ancient-greeks-1819571808). Fatmirësisht unë nuk dua të bëhem një fake-VIP në mediat shqiptare ashtu si bëhen fare lehtë ata që përkrahen nga politika. Koha do tregojë vërtetësinë. Kam derguar 3 shkrime per ne konferencat ndërkombëtare për këto probleme si `Researcher`. Kaq është mundësia ime dhe e atyre që po punojnë për këto probleme të pazgjidhura. Mediat dhe TV e kanë lehtë të bëjnë e promovojnë një tip VIP-ërie sipas kërkesave të konsumit social dhe mediatik, këdo palaço që bën për të qeshur palaçot, vajzat e shkreta që kërkojnë punë e që mendojnë se janë të emancipuara por në fakt janë të skllavëruara nga pasojat e revolucionit të degjeneruar seksual, politikanë egërsira, ata që shkelin ligjin, pra e keqja është në median e `lirë` të paguar nga dëshira e pronarëve. E mira del nëpërmjet përpjekjeve personale apo shokëve nëpër fb-ra, e miq.
Të shash e të përqeshësh përpjekjet sado nganjëherë amatore për të zbuluar të vërtetat e Historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri më sot- është si të veprosh njëlloj me `grekafonët`e sllavofilët dhe politikat e akademise politike të tyre të cilat kanë deformuar historinë e lashtësisë së popujve të Ballkanit dhe Shqipërisë. Këto manovra, këto akademi prej kohësh janë fuqizuar edhe me ndihmen e historianëve të blerë si Schmid, Hammond, dhe me ndihmën e iluministëve francezë e gjermanë të cilët përkrahën revolucionin në Greqi, i quajtën grekër, duke u dhënë atyre atributet e lashtësisë. Duke i quajtur pasardhës të grekëve të lashtë duke ngatërruar orthodoksinë bizantine si orthodoksi greke duke përfshirë këtu edhe arvanaitasit edhe shqiptarët por çuditerisht duke lënë sllavët mënjanë, ndoshta nuk u interesonin sepse erdhën vonë në gadishullin Ilirik.

Të fundit

“Fitova 10 mijë euro për vetëm dy orë”/ Flamur Nokës i vjedhin adresën në Facebook?

Flamur Noka, si numri dy i PD-së, është zotuar se në zgjedhjet e këtij viti, do mbrojë çdo votë...

“Harrohen” primaret në PD, asnjë lëvizje për përzgjedhjen e kandidatëve

Në statutin e Partisë Demokratike përcaktohet se kandidatët e kësaj force politike në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale do duhet të kalojnë përmes...

“Shenja të një njeriu të Perënduar”, Çupi për Berishën: Ai e di që është fajtor

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, duke iu bindur plotësisht masës së caktuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Prej...

Çfarë fshihet pas zhurmës së Berishës në SPAK për t’u dukur si trim?!

Nga Ylli Pata Siç u pa qartë gjatë ditës së sotme, por edhe në nisjen e procedimit penal të dosjes “Partizani”, kemi dy panorama të...

“Vrau, vodhi…”, Beqiri bën deklarata të forta për Berishën: Një politikan i perënduar

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. I ftuar në një studio televizive ishte avokati Idajet...

Lajme të tjera

Web TV