“Pothuajse kampion”/ Ja titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionatet respektive të Europës po arrijnë në fazën përfundimtare dhe beteja për triumfin dhe arritjen e objektivave sezonal po bëhet akoma dhe më e nxehtë.
Më poshtë do të ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive.

Në Spanjë titulli kampion është pothuajse i likuiduar me Barcelonën që arriti të fitonte përsëri me rezultatin minimal 1-0 duke u afruar gjithnjë e më pranë titullit kampion.

Gazeta ‘Sport’ hapet me titullin: “Pothuajse kampion”

Gazeta katalanase ‘Mundo Deportivo’ shkruan: “Goli i kampionatit”, me golin e mbrojtësit Jordi Alba që i dhuroi fitoren e rëndësishme ekipit blaugranas.

E përditshmja spanjolle ‘Marca’ zhvendos fokusin në basketboll dhe hapet me titullin: “Ka ende një luftë”, duke iu referuar suksesit të skuadrës së basketbollit të Real Madridit që triumfoi me rezultatin 82-80 përballë Partizanit të Beogradit.

Në Itali, paraqitjet e Lautaro Martinez kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, megjithatë Inter duket i bindur për qëndrimin e tij.

“La Gazzetta dello Sport” hapet me titullin: “Lautaro qëndron këtu”, me argjentinasin që duket se ka refuzuar ofertat nga klubet angleze të gatshme për të firmosur me bomberin.

Në Angli ka ende shpresë te topçinjtë e Arsenal të cilët fituan bindshëm kundër Chelsea-t mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-1.

“Do të luftojmë deri në fund” shkruan britanikja “Daily Express Sport”.

E gjithë vëmendja e Parisit është tek Lionel Messi. Pas udhëtimit dy ditor të argjentinasit në Arabinë Saudite pa miratimin e klubit, PSG ka vendosur të dënojë Messin me dy javë pezullim.

“L’Equipe” hapet me titullin: “Këputja”

Të fundit

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC...

“Papillon”, odiseja e një shpirti të pathyeshëm

Nga Leonard Veizi Ka burra që thyejnë hekurat dhe burra që thyejnë vetveten. “Papillon” është historia e një shpirti që zgjodhi të mos thyhej. Në...

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

Lajme të tjera

Web TV