Rritja e pagave për mjekët/ Manastirliu: Përfitojnë më shumë se 22 mijë punonjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, bashkë me Zv/Kryeministren Belinda Balluku, Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët e Klosit dhe Matit, ku kanë bërë me dije edhe rritjen e targetuar të pagave për mjekët e familjes me 20 mijë lekë dhe infermierët me 15 mijë lekë, deri në vitin 2024.

Kryeministri Edi Rama, theksoi se me rritjen e pagave për bluzat e bardha, vendi ynë shkon në nivelin e lartë të pagave në rajon.

“Jam shumë i kënaqur që arritëm më në fund këtë kthesë të madhe, jo vetëm për bluzat e bardha por për të gjithë.

Filluam me mjekët specialistë, si një sinjal domethënës për të gjithë, jo vetëm për bluzat e bardha por për të gjithë dhe pastaj për të tjerët. Mjekëve specialistë nuk do t’ju rritet paga vitin që vjen, sepse e kanë marrë këtë vit të gjithën.

Por të gjithë të tjerëve në rrogën që do merrni tani do keni rritjen e parë dhe pastaj Prill me Prill ju do të merrni edhe shtesën tjetër. Do t’ju rritet paga me 20 mijë lekë mjekëve dhe për infermierët 15 mijë lekë të reja.

Faktikisht me këto rritje ne shkojmë në nivelin e lartë të rajonit”,- theksoi kryeministri Edi Rama.

Manastirliu e konsideroi rritjen e pagave një zotim të mbajtur nga qeveria shqiptare.

“Bëhen efektive këtë muaj pagat e reja me +50 mijë lekë për mjekët specialistë. Kemi vijuar me mbajtjen e zotimit tonë për rritjen me 7% të pagave për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët dhe ashtu si kryeministri Rama e ka premtuar, në planin e reformës së pagave me rritjen e pagave për mjekët e përgjithshëm me 200 $ në muaj për të gjithë mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët tanë e 150$ në muaj në vitin 2024”,– tha Manastirliu.

Lexo edhe :  FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Duke vlerësuar punën e bluzave të bardha dhe investimet e shëndetësisë në këtë qark, Manastirliu tha se vitet e fundit janë atashuar mjekë specialistë në Spitalin Rajonal Dibër, duke ofruar shërbime cilësore dhe afër vendbanimit.

“Sot në Spitalin Rajonal të Dibrës kemi mjekun obstetër, mjekun kirurg, kemi mjekët anestezistë, kemi mjekët pediatër, kemi mjekët e specialiteteve të ndryshme dhe madje Spitali Rajonal i Dibrës është një spital që kryen dhe ndërhyrje të shkallës së lartë të vështirësisë, fal angazhimit të mjekëve specialist të rinj në këtë spital. Dhe jo vetëm, që kanë ardhur, por edhe do të vijnë, sepse ne jemi të angazhuar që përmirësimin e infrastrukturës ta shoqërojmë gjithmonë me mbështetjen me profesionistë”,– tha Manastirliu.

Më shumë se 22 mijë punonjës të shëndetësisë, mjekë, infermierë, teknikë të shkencave mjekësore, por edhe punonjës të administratës spitalore do të përfitojnë nga rritja e pagave e cila për ka hyrë në fuqi që këtë muaj.

Të fundit

Miratohet rregullorja e re e Kategorisë Superiore, ja cilat janë risitë e fazës “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar rregulloren e re për fazën “Final 4” të kategorisë “Abissnet Superiore”. Sipas rregullores së...

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg rivali kryesor i Erdogan

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprat penale "fyerje publike" dhe "kërcënim" nga një gjykatë...

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare

Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për...

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania. “Është në shkelje të...

Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të...

Lajme të tjera

Web TV