Dieta mesdhetare shpallet “Dieta më e mirë për vitin 2023”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të gjashtin vit radhazi, dieta mesdhetare fiton vendin e parë si dieta më e mirë. Këtë studim e zhvilloi “US News & World Report” së bashku me një panel ekspertësh mjekësorë të specializuar për sëmundje si diabeti, shëndeti i zemrës dhe i trurit.

Sipas tyre kjo lloj diete është e lehtë të ndiqet dhe promovon një stil jetese të shëndetshëm krahasuar me dieta të tjera, pasi përbëhet nga fruta, perime, drithëra, fasule, arra, ushqime deti, yndyra të pangopura dhe nga vaji i ullirit ekstra i virgjër.

Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi dhe sheqeri konsumohen vetëm në raste të veçanta. Mishi i kuq përdoret me masë, ndërsa vezët, qumështi dhe mishi i pulës hahen në porcione shumë më të vogla sesa në dietat tradicionale perëndimore.

Mjekët treguan se regjimi në fjalë ka një ndikim pozitiv në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, dhe diabetit të tipit 2 dhe parandalon rrezikun për demencë dhe kancer gjiri.

Gjithashtu, ajo mund të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për menaxhimin e simptomave të ankthit dhe depresionit si dhe është një aleat i rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës.

Një tjetër përfitim qëndron në faktin se kjo lloj diete nuk është shumë e kushtueshme dhe vlen për çdo pjestar të familjes pavarësisht historisë me shëndetin, moshës dhe peshës. Për më tepër, është e rëndësishme të përmendet se ky regjim inkurajon konsumimin e moderuar të yndyrave të shëndetshme dhe ul konsumimin e yndyrnave të pashëndetshme siç janë yndyrnat e ngopura.

Çfarë janë yndyrnat e ngopura dhe të pangopura?

Yndyrnat e ngopura përfshijnë gjalpin, vajin e kokosit dhe produktet e qumështit. Në dietën mesdhetare ato duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar. Ndërkohë yndyrnat e pangopura përfshijnë vajrat bimorë, frutat e thata, farat dhe peshkun. Studime të shumta tregojnë se ato ndihmojnë me humbjen e peshës.

Lexo edhe :  Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar 'Whipple' te spitali i Traumës

A mund të dobësohemi nëse ndjekim këtë dietë?

Ajo është shumë efektive për të rënë nga pesha, por është e nevojshme të bëni zgjedhje të mençura dhe t’i kushtoni vëmendje madhësisë së porcioneve. Një dietë tradicionale mesdhetare përbëhet nga 40% karbohidrate, 40% yndyra dhe rreth 20% proteina.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Lajme të tjera

Web TV