Fushata/ Shkodra, bastioni i së djathtës që kërkohet nga PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beteja për Shkodrën mes PS dhe PD-së së Berishës është mjaft e ashpër, jo për shkak të kandidatëve që deri më tani kanë treguar shumë qytetari, por nga “qëllimet” e liderëve politik.

Garat zgjedhore në Shqipëri cilësohen si luftë nga liderët politik Rama-Berisha-Meta sesa kryebashkiakët mes tyre, por për Shkodrën mund të thuhet se është bastioni i së djathtës ku PS nuk e ka qeversur kurrë. Ndërsa për demokratët e Sali Berishës Shkodra mbetet ende e tyre, gara duket se do të jetë e fortë si nga emri i kandidatit socialist Benet Beci, ashtu edhe për vëmendjen e shtuar me “grup nga qendra” të PS-së. Bardh Spahia i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Benet Beci i Partisë Socialiste do të garojnë për karrigen e Kryebashkuakut të Shkodrës. Por cilat janë planet e tyre për këtë bashki dhe këtë qytet? Shkak i shpopullimit të Shqipërisë e veçanërisht Shkodrës, Bardh Spahia bën përgjegjës qeverinë qendrore, ndërsa Benet Beci e sheh problemin tek qeverisja lokale. Sa i përket varfërisë së theksuar të fshatrave të Shkodrës, Benet Beci thekson se ka në plan të krijojë Fondin e Zhvillimit të Shkodrës, për të marrë nën kujdes familjet e varfra, ndërsa Bardh Spahia, deklaron se Bashkia ka bërë sa ka mundur për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me zonat rurale. Beci deklaron se s’ka ardhur si ofertë politike në Shkodër, por si ofertë menaxheriale, ndërsa Bardh Spahia i jep rëndësi deklaratës antikushtetuese sipas tij të Kryeministrit Rama kur tha se s’do bashkëpunojë me bashkitë që do fitohen nga koalicioni bashkëfitojmë. Te dy kandidatët i drejtojnë mesazhe qytetarëve shkodranë duke iu treguar atyre se përse duhet t’i votojnë. Kandidati i PS thotë se nëse nuk mban premtimet e tij do ikë pa mbaruar 4 vjeçari. Ndërsa Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ngre si shqetësim blerjen e votës nga grupet kriminale në favor të Partisë Socialiste. Ai u bën thirrje qytetarëve të Shkodrës të mos pranojë para në këmbim të votës, pasi ato para nuk do u shërbejnë as për të mbyllur muajin. Në 14 maj Shkodra premton garë të fortë për qytetarin e parë të qytetit. Nga njëra anë PS do të marrë edhe kalanë e fundit të demokratëve, dhe nga ana tjetër PD do të nisë nga Shkodra shtimin e Bashkive që do të qeverisë. Por se çfarë do të ndodhë, këtë do e vendosin shkodranët në 14 maj.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV