Rama kryen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, shoqërohet nga Veliaj dhe Nikolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Ditën e Dëshmororëve. Kreu i qeverisë bëri homazhe mëngjesin e sotëm te varrezat e dëshmorëve. Së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe kryeparlamentaren Lindita Nikollën, vendosën kurora me lule në nder të të gjithë atyre dëshmorëve, të cilët sakrifikuan jetën për një Shqipëri të lirë.

Pas ceremonisë, Rama përshëndeti të pranishmit.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësues të Partisë Komuniste nderuan sot të rënët e Atdheut me foton e ish-diktatorit, Enver Hoxha, banderola dhe yllin me pesë cepa. Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit.

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit. Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV