Kërkohet ndalimi i “TikTok” në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike dhe njëherë deputete e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Monika Zajkova kërkon ndalimin e rrjetit social “Tik-Tok” dhe rrjeteve tjera që sipas saj, nxisin dhunë.

“Në vend që të rrimë të tronditur dhe në heshtje të pikëlluar dhe të komentojmë në rrjetet sociale, me kohë të reagojmë dhe veprojmë me masa dhe veprime konkrete parandaluese”, theksoi Zajkova në Kongresin e 16-të të Rinisë Liberal Demokratike.

Monika Zajkova është shprehur se Partia Liberal Demokratike ka një sërë propozimesh që do t’i paraqesë në Qeveri. Maqedonia e Veriut i bashkohet shqetësimit të një numri në rritje vendesh që kanë nisur kërkojnë ndalimin e rrjetit social kinez.

“Është veçanërisht e nevojshme të ndalohet “Tik-Tok” si dhe rrjetet e tjera sociale që nxisin dhunën, sepse në vendin tonë kemi qenë dëshmitarë të viktimave nga përdorimi i këtyre rrjeteve”, është shprehur kryetarja e Partisë Liberale Demokratike Monika Zajkova.

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se TikTok-u mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me Qeverinë kineze.

Të fundit

“Iku dhe më la jetim”, letra e Artur Zhejit për vdekjen e të atit

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji, shumë prej shkrimeve dhe kujtimeve të tij kanë rifituar vlerë të...

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka...

Joz Marku konfirmon lidhjen me Xhoana Toshin

Pas disa javësh me spekulime dhe thashetheme në rrjet, këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi ka vendosur t’i japë...

“Nuk e kishte fëmijën me mua”, flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Zbardhet dëshmia e Pandeli Nakoleci, shqiptarit që masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë. 40-vjeçari i qëndron versionit se bashkëshortja e...

Bosnje: Bllokohet propozimi për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka...

Lajme të tjera

Web TV