Sulmuesi i Fulhamit: “Nuk rikthehem më në Brazil, aty më kërcënojnë edhe fëmijët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Willian nuk ka ndërmend të rikthehet në Brazil. 34-vjeçari u transferua shtatorin e kaluar si lojtar i lirë nga Corinthians te Fulham në Premier League.

Sulmuesi i majtë brazilian firmosi për një vit me klubin londinez. Dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 3 gola dhe 4 asiste në kampionatin anglez.

Willian shpreson të rinovojë me Fulhamin, ndërkohë që nuk e merr fare në konsideratë rikthimin në vendlindje.

“Unë nuk dua të rikthehem të luaj në Brazil. Kurrë më atje, sepse ekziston një presion i pamëshirshëm. Që ndonjëherë shkakton dhunë dhe kërcënime ndaj familjes e fëmijëve.

Kur arrihet kjo pikë, çdo gjë ndryshon për mua. Më duhet ta mbroj familjen time, që është gjëja më e çmuar që kam”, u shpreh lojtari i njohur, autor i 70 ndeshjeve me kombëtaren e Brazilit.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV