“Alternativa është 1″/ Berisha publikon spotin për 14 majin: Ndryshimi në duart e tua

Sali Berisha ka publikuar spotin e radhës dedikuar oalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit.

Spoti tregon mitingun që u bë në stadiumin “Air Albania”, ku u hap fushata elektorale, në të cilën ishin të pranishëm qindra persona nga e gjithë Shqipëria.

Jo vetëm kaq, por spoti u bën thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e opozitës si zgjidhje e problemeve kryesore në vendin tonë si ekonomia dhe largimi në masë i popullsisë

TEKSTI I PLOTË I SPOTIT

Më 14 maj, partitë dhe kandidatët janë shumë, por alternativa është 1. Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë dalë nga vota e shqiptarëve e jo vendimet e kryetarëve.

Duke votuar koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatët e “Primareve”, ju votoni për rivendosjen e pluralizmit. Votoni kundër varfërisë, për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, për përgjysmimin e taksave të biznesit.

Pesëfishimin e subvencionit për fermerët dhe shërbime cilësore për qytetarët.

Votoni kundër shpopullimit dhe për kthimin e shqiptarëve në atdhe.

Votoni për një shkollim më të mirë për fëmijët , punësim për të rinjtë dhe për mbështetje reale për gruan dhe familjen tuaj.

Më 14 maj ndryshimi është në duart e tua. Votoni numrin 1, “Bashkë Fitojmë”!

Votoni kandidatët e “Primareve”