Ngjela paralajmëron fund të hidhur për Berishën pas 14 majit: Ja kur ‘do ta thyejë qafën’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka paralajmëruar fund të hidhur për ish-kryeministrin Sali Berisha pas zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Zoti Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhem, ndërsa drejton fraksionin ilegal të “Foltores”, ku në zgjedhjet vendore që do të mbahen këtë të shtunë ka hyrë në koalicion me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta.

Por teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, avokat Ngjela foli për vendimin e Komisionit Evropian për të propozuar nisma ligjore për marrjen e masave ndaj korrupsionit dhe të korruptuarve. Ngjela theksoi se kjo është edhe shenjë për Berishën.

“Është shenjë. Të shohim se si do të operojë. Lufta e tyre kështu fillon. Të bëjnë ‘non grata’ dhe pastaj vijojnë me elementët e tjerë të eliminimit të korrupsionit. Ndaj edhe SPAK duhet të funksionojë.

Nëse vazhdon kështu edhe pas zgjedhjeve ata do ta heqin. Vetëm reforma në drejtësi është shpresa”, deklaroi ai.

Situata në PD

Më tej avokat Spartak Ngjela shprehu bindjen se nëse të dyja palët e Partisë Demokratike humbasin në zgjedhjet e ardhshme atëherë, ish-kryeministri Sali Berisha, sipas tij, duhet të ikë dhe ta çlirojë përfundimisht të djathtën.

Madje Ngjela theksoi se 14 maji është një test i rëndësishëm për opozitën. “Janë një test këto zgjedhje për opozitën. Të shikojmë se ku janë. Këta janë të përçarë. Njëri thotë ‘ne jemi me perëndimin’.

Vijnë përfaqësuesit e perëndimit dhe takojnë Alibeajn. Mund të ekzistojë Shqipëria pa qenë nën ombrellën e amerikanëve? Absolutisht që jo. Ishte turp kjo që bëri Saliu. Nëse humbja e të dyja krahëve të Partisë Demokratike duhet të tërhiqet Saliu.

Tërheqja e tij rinovon PD dhe ia bën shumë të vështirë Ramës fitoren në 2025. Duhet të tërhiqet se fiton e djathta shumë. Është pengesë e madhe për të djathtën”, u shpreh ai.

Koalicioni Meta-Berisha

Lexo edhe :  Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Po ashtu, avokat Ngjela shtoi se demokratët nuk mund të votojnë kur shohin krah kandidatëve të djathtë emrin e Ilir Metës. “Do shkojnë demokratët atje dhe do shohin emrin Ilir Meta, nuk do ta votojnë. Të djathtët do të abstenojnë.

Nuk janë si të majtët që shkojnë në bllok në votime. Berisha ka bërë shumë gabime këtë periudhë por nuk del dot nga situata. Nuk veprohet kështu siç vepron ai”, tha ai. Ndërkohë i pyetur për krijimin e Këshilli Euroatlantik në PD, me drejtues Preç Zogajn, Ngjela thotë se është një nismë për t’u duartrokitur.

“Shumë mirë ka bërë. Është lëvizje e zgjuar. Kështu do të ecë. Këta janë euro atlantikët. Këta i takojnë, të tjerët nuk takohen fare nga të huajt. Nuk ka rëndësi me kë je, por e rëndësishme është se kush të pranon”, theksoi ai.

Deklaratat e Ramës për kundërshtarët

Më herët Ngjela u shpreh kundër posterave të Partisë Socialiste për zgjedhjet në Tiranë, ku sipër shihet kryeministri Edi Rama dhe në pjesën e poshtme të posterit Meta dhe Berisha. Ai u shtoi gjithashtu se slogani i PS, vetë përpara kurrë prapa nuk është origjinal, pasi sipas tij është marrë nga deklarata në Tiranë e ndihmës zv-sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.

“Nuk jam dakord me atë poster, politika shqiptare duhet të kthehet te moralitet, ruajtjen e personalitetit të tjetrit, cilido qoftë. Ai mund ta thoshte sloganin, por ka nxjerrë dy liderë poshtë tij sikur po i shtyp, koshienca ime politike se lejon.

Kam bërë një fushatë me Edi Ramën në Tiranë, s’ia kam përmendur kurrë emrin. Sloganin se ka të vetin, e ka marrë dhe mirë ka bërë, nga ndihmës zv/sekretari amerikan i shtetit që ishte këtu, pse ka nxjerrë figura ka bërë gabim.

Politika jonë s’e ka arritur ende moralitetin, Escobar e tha që i takojnë të kaluarës”, nënvizoi Ngjela.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV