Rama sulmon Bardh Spahinë/ “Bashkia e Shkodrës, më e prapambetura”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim elektoral në Peqin, nga ku ka sulmuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”  për Shkodrën, Bardh Spahinë.

Ai e konsideroi bashkinë e Shkodrës më të prapambeturën, ku kazanët e plehrave vijojnë të jenë të tejmbushura dhe s’kanë bërë asnjë ndryshim por vetëm degradime.

Ne e kemi parë në të gjithë rrugëtimin tonë se sa e vështirë bëhet për bashkitë dhe komunitetet kur drejtimi i tyre është në duart e atyre që në të gjithë historinë e pluralizimit shqiptar asnjëherë askund kur u është dhënë besimi nuk kanë mundur të bëjnë një ndryshim për të cilin sot mund të na tregojnë se sa mirë e kanë bërë.

Në asnjë bashki ku kanë drejtuar komuniteti nuk ua ka parë hajrin por vetëm sherrin. S’ka parë ndryshime por ka patur degradim.

Shembulli për këtë është Shkodra. Një qytet i bekuar si asnjë tjetër, është bashkia më e prapambetur në Shqipëri. Ku kazanët e plehrave mbushen plot e përplot”, tha Rama.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV