Siguria rrugore, Ministria e Arsimit dhe DPSHTRR marrëveshje për kurrikulën e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhe nënshkruan një marrëveshje të re bashkëpunimi për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re të edukimit për sigurinë rrugore.

Kjo marrëveshje e re synon të zhvillojë tek nxënësit njohuritë për sigurinë rrugore por edhe aftësitë praktike.

Nga ana tjetër synon të trajnojë mësuesit për t’a përcjellë sa më mirë këtë kurrikul të re tek nxënësit.

Ministrja e Arsimit u shpreh se pavarësisht se orët edukative kanë qenë në shumë shkolla të vendit, me mbi 2 mijë nxënës, kaq është e pamjaftueshme.

“Është më se e nevojshme, madje e domosdoshme që ne tashmë të kemi një kurrikul të re, tekste të reja të certifikuara ku nxënësit të marrin të gjitha njohuritë e duhura për sigurinë rrugore, madje edhe për sigurinë publike,” – shprehet ministrja.

“Jemi dëshmitarë të aksidenteve, shpeshherë dhe fatale, shpeshherë ku përfshihen edhe fëmijë të vegjël që janë të shkaktuara pikërisht për shkak të një pakujdesie të vogël, për shkak të një mungese të njohurive apo të aftësive praktike edhe tek drejtuesit e automjetit por edhe tek këmbësorët apo ata që pedalojnë.

Prandaj do të bëjmë gjithçka që të hartojmë kurrikulën në një kohë sa më të shpejtë me ekspertë të fushës, po kështu të përgatisim tekste që gjithashtu të jenë të unifikuara në të gjitha shkollat.

Dhe theksoj që kjo kurrikul e re do të jetë një kapitull në lëndën e qytetarisë për të gjithë arsimin parauniversitar, në të gjitha klasat, si tek nxënësit e vegjël, ashtu dhe tek adoleshentët dhe moshat më të rritura,” – nënvizoi znj. Kushi.

Lexo edhe :  Zhduket pasagjeri i tragetit!/ Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në Seman

Gjithashtu ajo shtoi se përveç njohurive teorike, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme në të gjitha shkollat në vend.

Ministrja Kushi u shpreh se kjo është një kurrikul e re që kërkon angazhimin e përbashkët për ta zbatuar siç duhet.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV