Gratë rrisin gjasat për arritjen e marrëveshjeve të paqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse gratë përfshihen në proceset e paqes, gjasat për të arritur një marrëveshje janë shumë më të larta.

Kjo është arsyeja pse 23 vjet më parë, më 25 tetor te vitit 2000, OKB-ja miratoi Deklaratën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e cila synon të përmirësojë mbrojtjen e grave dhe vajzave gjatë konflikteve dhe të njohë udhëheqjen dhe rolin e tyre në proceset e paqes.

Sot, OKB-ja deklaron se mbi 600 milionë gra jetojnë në vende të prekura nga konflikti dhe se bota po përballet me nivele të paprecedentë të vuajtjeve njerëzore që kanë një ndikim shkatërrues mbi gratë, roli i tyre në parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes nuk ka qenë kurrë më vendimtar.

Të dhënat më të fundit tregojnë se gratë përfaqësojnë vetëm 16% të delegacioneve nga palët në konflikt në proceset e paqes të udhëhequra ose të bashkëdrejtuara nga OKB-ja, nga 19% në 2021 dhe 23% në 2020.

“Ne kemi nevojë për një ndryshim paradigme që sjell barazi të vërtetë. Demokracia e plotë kërkon pjesëmarrjen e barabartë të grave në të gjitha proceset e saj”, tha OKB-ja.

Dhe ndërsa përfaqësimi i femrave në udhëheqjen e qeverisë është përmirësuar vitet e fundit në krahasim me dekadën e mëparshme, numrat janë ende shumë të ulëta për të arritur barazinë.

Një studim i fundit i OKB-së tregoi se 58% e të rinjve të moshës 16-19 vjeç besojnë se burrat janë udhëheqës politikë më të mirë se gratë./   S.M

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV