Tregu i ri i Farkës/ Krifca: Do të garantojë çmime shumë herë më të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapet edhe tregu e ri publik i Farkës. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha gjatë fjalës së saj se tregu i ri është një hap tjetër i sigurt që hidhet drejt zhvillimit të bujqësisë.

Ministrja shtoi se tregu ofron standarte të larta të sigurisë ushqimore si edhe siguron çmime më të lira për konsumatorin.

“Kjo vepër është me standarte të larta të sigurisë ushqimore vendase dhe të përputhura me standartet e BE, sepse ushqimet tregohen nëpër sipërfaqe që kanë brenda pika frigoferike që i ruajnë produktet ushqimore.

Për më tepër nëse deri më sot këto ushqime dhe prodhime operoheshin në kushtet faktike të një monopoli, tashmë kanë mundësi që të tregtohen me çmime shumë konkurruese.

Ne duhej të ofronim një sipërfaqe tregtare model në bazë të eksperiencës evropiane për të ndërtuar këtë qendër të re bujqësore për të bërë më të mirë dhe të lirë jetën e konsumatorëve tanë që jetojnë në qytet por kanë pretendime që prodhimet ushqimore duhert t’i marrin sipas standarteve të BE-së.”, tha ministrja.

“Me këtë treg kemi një qendër në të cilën do të bashkohen tregtarët e shumicës me ata të pakicës, fermerët ditore me konsumatorët finalë të Tiranës.

Do të jetë një pol shkëmbimi informacioni dhe nevoje ku do të trajtohet kërkesa me ofertën dhe një zinxhir më i shkurtër tregtimi që do të garantojë edhe çmime shumë herë më të mira për konsumatorin final.”, shtoi ministrja

Të fundit

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Lajme të tjera

Web TV