“Kennedy-n e vrau CIA!”/ Akuzat e forta të nipit të ish-presidentit amerikan: Kam prova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Kennedy Jr., kandidati presidencial demokrat, tha se CIA ishte e përfshirë në vrasjen e xhaxhait të tij, ish-presidentit John F. Kennedy, duke argumentuar se provat janë “të shumta”.

“Ka prova dërrmuese se CIA ishte e përfshirë në vrasjen e tij,” tha Kennedy në një intervistë.

CIA ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo pretendim se ishte i përfshirë në vrasjen e Kennedy, i cili u qëllua teksa hipte në një makinë në një paradë në Dallas në vitin 1963.

Vrasja ka shërbyer si bazë për disa nga teoritë më të njohura të konspiracionit në histori. Ndërkohë që Lee Harvey Oswald u identifikua zyrtarisht si autori, teoritë e konspiracionit kanë qarkulluar për vite me radhë rreth atentatit, duke hedhur dyshime nëse ka pasur të shtëna apo komplotistë të tjerë të lidhur me sulmin.

John McCone, drejtori i CIA-s kur u vra Kennedy, dëshmoi në komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve se Oswald nuk ishte një agjent i CIA-s dhe se agjencia nuk komunikoi apo kishte lidhje me të.

Gjatë intervistës, Kennedy përmendi gjithashtu teorinë e konspiracionit se CIA mund të ketë qenë e përfshirë në vrasjen e babait të tij, Robert F. Kennedy, një ish-prokuror i përgjithshëm i SHBA-së, i cili u qëllua për vdekje në Los Anxhelos gjatë fushatës për president në vitin 1968.

Të fundit

‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

JAKIN MARENA - Në PD ka një keqkuptim shumë të madh me veten e kjo nuk ndodh për herë...

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë. Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e...

Stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve...

Lajme të tjera

Web TV