Prag zgjedhjesh, Vangjeli bën thirrjen: Kush hesht, i nënshtrohet vullnetit të të tjerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 14 maj, në Shqipëri mbahet procesi i votimit për zgjedhjet lokale ku zgjidhen kryebashkiakët në 61 bashki të vendit dhe këshilltarët bashkiakë të këtyre bashkive. Analisti, Lorenc Vangjeli gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Repolitix’ me Denis Mingën në Report TV, ka bërë një thirrje ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote, të cilëve u ka kërkuar që në 14 maj të shprehin vullnetin e tyre, duke mos neglizhuar fuqinë e votës së tyre.

Duke e konsideruar pjesëmarrjen e lartë në votime si ushtrim të demokracisë, Vangjeli tha se ata të cilët nuk votojnë në 14 maj, do të jenë të detyruar t’i nënshtrohen vullnetit të tjerëve të cilët do të marrin pjesë në votime.

“Pas tre ditësh politika hesht, për 24 orë pushim dhe për 12 orë rresht nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00 e darkës pushtetin do ta marrin qytetarët shqiptarë të cilët do të zgjedhin administratorët për 61 bashkitë. Është e rëndësishme që të votohet. Pjesëmarrja është një ushtrim i demokracisë, voton pro ose kundër është në fshehtësinë e secilit. Ai që do vendosë atë ditë të qëndrojë në shtëpi, apo t’i trembet shiut që mund të bjerë atë ditë, do t’i nënshtrohet vullnetit të të tjerëve. Edhe sikur tre shqiptarë të shkojnë të vetëm në zgjedhje, ata do qeverisen nga vullneti i dy prej tyre. Sa më shumë të shkojnë në zgjedhje aq më e shëndetshme do jetë demokracia shqiptare”-tha Vangjeli.

Më tej, analisti shpjegoi sesi mund të votohet në dy fletat e votimit në 14 maj, duke sqaruar se njëra fletë është për zgjedhjen e kryebashkiakëve dhe tjetra për këshilltarët bashkiakë, dhe në kuadratet përbri subjekteve politike të preferuara mund të vendosen një ‘kryq’ ose një shenjë ‘+’.

Lexo edhe :  GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

“Kemi siguruar fletën e votimit, shqiptarët kanë dy lloje votimesh, kanë votim në mazhoritar për kryetar bashkie, fleta e parë dhe votimi është i thjeshtë, përkrah emrit të kandidatit, qytetari mund të vendosë një shenjë plus ose kryq për të shprehur preferencën e tij. Ndërkohë që fleta e dytë është disi më e komplikuar, janë rreshtuar partitë politike dhe koalicionet që marrin pjesë dhe mënyra e votimit është sërish me shenjë kryq ose plus për të shprehur preferencën”-shtoi analisti.

Në përfundim të thirrjes së tij, Vangjeli e konsideroi tepër të rëndësishme që vullneti i shqiptarëve të lexohet siç duhet duke shtuar se se kushdo që hesht (duke bojkotuar zgjedhjet) do të detyrohet t’i bindet vullnetit të të tjerëve.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV