Vuçiç: Teksti i pakuptimtë i publikuar në New York Times, është shkruar në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i cilësoi gënjeshtra pohimet e ngritura në një shkrim të revistës javore të gazetës New York Times për lidhjet e pretenduara të tij me botën e krimit në Serbi.

Shkrimi përshkruan me hollësi krime të kryera nga banda e Velko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani në Beograd. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 dhe “në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Velko Belivuku tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikull.

Në një intervistë me televizionin proqeveritar serb “Happy”, presidenti serb tha se koha e publikimit të artikullit nuk ishte zgjedhur rastësisht.

“Teksti i pakuptimtë në New York Times është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi). Nuk e ka shkruar atë njëfarë amerikani, gazetar i lirë, që e kanë gjetur diku. Në tekst janë të gjitha gënjeshtrat që i kanë publikuar këtu për ta fshehur bashkëpunimin e tyre me klanin e Belivukut”, tha ai duke theksuar se është fshehur fakti se dy nga dëshmitarët kanë pohuar se është përgatitur “vrasja ime”.

“E kam kuptuar kohën kur është publikuar teksti, dhe atë pikërisht në kohën e bisedimeve (me Kosovën) në Bruksel, për të dërguar mesazhin e qartë, sepse unë e di si punojnë ata, CIA po bëhet gati, CIA të sheh dhe nëse nuk je i mirë dhe i dëgjueshëm, ky është vetëm fillimi. Përgjigjja ime është se kam kuptuar mesazhin. Nuk jam frikësuar, nuk jam i magjepsur me marrëzitë që i keni shkruar. Dhe fare nuk ju kam frikë. Do të luftoj për vendin tim. Vazhdoni të gënjeni me gënjeshtarët vendas, me bashkëpunëtorët e kriminelëve. Ishte aty edhe Boris Tadiç (ish presidenti serb) turp të ketë”, tha presidenti serb.

Partitë opozitare dhe disa grupe të të drejtave të njeriut akuzojnë presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Partinë e tij Përparimtare Serbe në pushtet për autokraci, shtypje të lirisë së medias, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiç i mohon akuzat e tilla ndërsa vendi ecën në vijën e ngushtë ndërmjet aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta ne Rusinë.

Lexo edhe :  Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda

Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Moskës për pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Në muajin mars, Serbia dhe Kosova u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre e cila nuk parasheh njohje të ndërsjellë.

Javën e kaluar udhëheqësit e të dyja vendeve u takuan në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes, por pa ndonjë përparim të dukshëm me gjithë paralajmërimet e diplomatëve perëndimorë për pasoja nëse marrëveshja nuk zbatohet.

Megjtihatë, analisti, Daniel Serwer, i tha Zërit të Amerikës se krahas zyrtarëve amerikanë, evropianët vazhdojnë të ofrojnë përkrahje të palëkundur për qeverinë serbe dhe në përgjithësi autokratët në Ballkan.

“Zyrtarët perëndimorë janë duke mashtruar veten dhe këtë po e bëjnë për një qëllim. Ata kanë hequr dorë nga demokracia liberale në Serbi, në Kosovë, në Bosnje, në përgjithësi në Ballkan. Dhe ajo që ata po bëjnë është të përpiqen të përdorin nacionalistët për të ruajtur paqen, në thelb, për të stabilizuar rajonin. Kjo është një ide që ka ekzistuar gjithmonë në Perëndim, por është bërë shumë e spikatur në administratën e presidentit Biden dhe ajo anon shumë drejt të qenit pozitiv për Beogradin, pa marrë parasysh çfarë ndodhë”, tha profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Diplomatët perëndimorë thonë se marrëveshja e fundit është detyruese dhe duhet të zbatohet.

Shtetet e Bashkuara nga nesër do të dërgojnë në rajon Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Samantha Power, për t’i inkurajuar palët që të qëndrojnë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe të vazhdojnë të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./VOA

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV