“S’ka dështim për opozitën”/ Meta hedh sërish ‘fall’,zbulon 3 qytetet ku fitojnë bindshëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një interviste televizive u shpreh se fitorja në tre qytete si Tiranë, Durrës dhe Elbasan është e padiskutueshme.

Gjithashtu nënvizoi se një tjetër objektiv është dhe fitorja e 80% e këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.

“Fitorja e trekëndëshit Tiranë Durrës dhe Elbasan është fitore e pa diskutueshme, është minimumi që mund të fitojmë. Nuk ndodh që mos fitojmë.

Nuk ka dështim për opozitën në këto zgjedhje. Objektivi të kemi 80% të këshillave bashkiakë.

Përsa i takon çështjes së kandidatëve, absolutisht nuk ka limit këtu se garojmë në të gjitha bashkitë. Në Korçë është e pa diskutueshme fitorja.

Shqiptarët të shkojnë të votojnë, pasi ai që nuk voton nuk ka të drejtë të kërkoj llogari nesër. Fitorja do të jetë e thellë në të gjithë Shqipërinë”,-tha Meta.