Begaj pret në Tiranë homologun polak: Mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj dhe homologu polak, Andrzej Duda po mbajnë një konferencë për mediat pas takimit të tyre.

Begaj, gjatë fjalës së tij, Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që i ka dhënë Polonia Shqipërisë në rrugëtimin drejt integrimit evropian por jo vetëm.

Begaj përmendi gjithashtu edhe solidaritetin e Polonisë ndaj shqiptarëve në kohën kur vendi u trondit nga tërmeti i 2019-ës.

Begaj gjithashtu u ndal edhe tek bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si në atë të turizmit, të arsimit dhe shkencës për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të lidhura 86 viteve më parë, marrëdhëniet mes dy popujve tanë datojnë që në mesjetë.

Ramë dakord për të dhënë kontributin në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimet, ka shumë fusha të tjera ku mund të bëhet edhe më shumë.

I shpreha mirë për solidaritetin që treguan për kapërcimin e dëmeve të tërmeti shkatërrimtar gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Me homologun Duda u ndalëm edhe tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve.

E sigurova presidentin Duda se Shqipëri përbën një ambient miqësor dhe të sigurt për investitorët polakë. Vlerësuam bashkëpunimin në turizëm.

Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim të mirë në fushën e mbrojtjes. Shpreha mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor.

Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kërkova mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Begaj.

Të fundit

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Lajme të tjera

Web TV