”Berishizmin e vranë amerikanët”/ Bejko: Ne kemi detyrë të rrisim PD-në

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko, ka ‘sulmuar’ Sali Berishën duke thënë se ky i fundit kërkoi që të zaptoj të gjithë pushtetet e t’i sundojë.

Në një intervistë për  Euronews Albania, ai theksoi se ‘berishizmi’ tani është vrarë nga amerikanët dhe sipas tij tashmë është koha që të rrisin PD dhe të rikthejnë një ofertë për qytetarët.

‘Shumicat nuk janë të përhershme, prandaj ka ndodhur rotacioni politik. E rëndësishme është të dish të menaxhosh atë që të tjerët e quajnë humbje.

Unë humbjen  nuk e njoh, unë njoh rënie dhe mbi të  fillosh një start të ri. Fakti që ne jemi bërë në dy palë na ka ndarë berishizmi.

Berishizmi është mënyra që kërkon të zaptosh të gjithë pushtetet e tjera e të sundosh. Prandaj ne u ndamë  dhe shyqyr që ndodhi kjo.

Për aq kohë  sa nuk do të ndërhyjnë amerikanët vështirë se do ta mund kush Berishën. Berisha i ka asgjësuar të gjithë, në kuptimin që vrit para se të vrasin.

Sot që amerikanët e vranë, ne kemi për detyrë që ta rrisim PD dhe të bëjmë një ofertë  të re për qytetarët shqiptarë.

Më datë 14 është fillimi i  fundit të këtij sistemi”- tha ai.