Maldivet përgënjeshtrojnë deklaratën e Vuçiç: Nuk e kemi tërhequr njohjen e Kosovës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikani dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli ka shpërndarë një reagim të diplomatit Ahmed Shaheed, i cili thotë se Maldivet qëndrojnë krah Kosovës dhe nuk e kanë tërhequr njohjen.

“Zyra e Presidentit sot ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se Maldivet kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Faleminderit President Ibrahim Mohamed Solih”, shkruan Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare për të Drejtave të Njeriut Ahmed Shaheed.

Shaheed thotë se Presidenca e Maldiveve kategorikisht ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, se njohja e Kosovës është tërhequr.

“Presidenca e Maldiveve përgënjeshtron sot kategorikisht lajmin e Serbisë (Vuçiq dhe Daçiq) se Maldivet kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Pra Maldivet mbeten pa luhatje, në krah të Kosovës”, shkruan Behgjet Pacolli dhe ndan reagimin e diplomatit të Maldiveve.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV