“Opozita është bërë si BBVIP”/ Veliaj: Së shpejti do hapin luftë me Kiarën dhe Luizin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ndroqi, në takimin me banorët atje, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se qëllimi i fushatës së Partisë Socialiste është që të mbjellë pemë, dashuri dhe jo sherr e përçarje.

Veliaj nënvizoi se kundërshtarët politikë nuk kanë qëllim të punojnë, por të bëjnë luftë me Amerikën, me artistët, me pemët.

“Këtë herë fushata jonë ka qenë ndryshe nga herët e tjera, pa debate e pa sherre, kemi mbjellë vetëm pemë sepse kemi dashur të tregojmë se pavarësisht bindjeve të njerëzve, është shumë e rëndësishme të mbjellim pemë aty ku të tjerët mbjellin sherr. Të mbjellim bashkim, aty ku të tjerët mbjellin përçarje. Të mbjellim dashuri, aty ku të tjerët mbjellin urrejtje. Shija e dashurisë, e bashkimit dhe e një peme që prodhon oksigjen do të jetë një shije shumë herë më e mirë se sa e posterave, e sherrit dhe e mallkimeve që bëjmë për njëri-tjetrin. Në Kamzë do të fitojmë bindshëm, po ashtu edhe në Kavajë, në Rrogozhinë dhe në Vorë, po pala tjetër çfarë po bën? Po shikoj fushatën e tyre, kanë 1 vit që bëjnë luftë me Amerikën, 1 muaj luftë me pemët, tani kanë një javë që bëjnë luftë me artistët. Kanë filluar luftë me Noizyn me Rita Orën, tani mbas dasmës rrezik do hapin luftë edhe me Luizin dhe Kiarën, por ne nuk kemi luftë më njeri. Ne kemi dashuri, e shoqëri, e mirësi, e mbarsi dhe punë për të gjithë njerëzit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku krahasoi kundërshtarët politikë me ‘Big Brother’, kur tha se ata mendojnë kë të përzënë nga shtëpia.

“Njëherë përzunë Jozefinën, pastaj Astrit Patozin, pastaj Majlida Bregun, pastaj Enkeljd Alibeajn, pastaj Gaz Bardhin, tani kanë përzënë edhe Lulin. Ata janë si Big Brother, për pjesën kë do të nxjerrin nga shtëpia. Kurse ne gëzohemi kush po hyn në shtëpi, kush po afrohet në shtëpinë tonë, kush po e shton familjen tonë, kush po bëhet socialist, kush po bashkëngjitet me fushatën tonë, ndaj kjo është formula e fitores. Njerëzit fitojnë kur bëhen bashkë, njerëzit fitojnë kur punojnë bashkë, njerëzit fitojnë kur përqafohen bashkë, njerëzit fitojnë kur vrapojnë bashkë dhe njerëzit fitojnë kur votojnë bashkë për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Mandej ai shtoi: “Ata nuk janë të sigurt kë do të vendosin në fletë votimi. Po të vënë Saliun, ai është non grata për Amerikën. Për demokratët dhe ata që duan që familja e tyre të eci përpara ka një zgjidhje, quhet Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Të fundit

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Lajme të tjera

Web TV