Chelsea “ngec” sërish, Blutë e Londrës ndalen në barazim në shtëpi nga Nottingham

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Stamford Brigde ndaj Nottingham Forest. Në fakt, “Blutë e Londrës” edhe mund ta kishin humbur ndeshjen duke qenë se ishin të parët që kaluan në disavantazh. Sulmuesi Awoniyi ndëshkoi vendasit në minutën e 13-të të pjesës së parë dhe më avantazhin e miqve u mbyll fraksioni i parë. Në të dytin, të besuarit e trajnerit Frank Lampard kishin një tjetër “marsh” dhe me Raheem Sterling që u shfaq në versionin e tij më të mirë.

Sulmuesi anësor realizoi dy gola në harkun e shtatë minutave (51 dhe 58) duke përmbysur rezultatin në favor të skuadrës së tij. Megjithatë, Nottingham nuk u dorëzua dhe luftoi për të dalë me pikë nga Londra teksa gjeti golin e barazimit në minutën e 62-të, sërish me anë të Awoniyit duke vulosur shifrat 2-2. Deri në fund, shifrat nuk ndryshuan me Chelsean që mban vendin e 11-të me 43 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Nottingham renditet në vendin e 16-të me 34 pikë.

Të fundit

“Kujdes!” Macron paralajmëron për rrezikun e një konflikti të pakontrolluar

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi të dielën që të shmanget një “rritje e jashtë kontrollit të tensioneve” në Lindjen...

Netanyahu lutet për Trump: Ka marrë përgjegjësinë kundër së keqes!

Pak orë pas sulmeve të SHBA-ve ndaj tre bazave sekrete të pasurimit të uraniomit nga Irani, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shkuar në...

“Lideri i PS është vetëm Rama! Nano ka qenë pazarexhi, e ndihmoi Meta…”

Botuesi i gazetës "Koha jonë", Nikollë Lesi, është shprehur për Euronews Albania se Partia Socialiste ka vetëm një lider historik. Sipas tij, ai është...

Kush i zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord mbi tremijë e nëntëqindetridhjetedy dollarë...

57 mln euro import energjie në 6 muaj! Importi u pesëfishua, del raporti

Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për...

Lajme të tjera

Web TV