“I dështon dhe boja”/Ish-zëdhënësja Berishës ‘kryqëzon” Celibashin: Fshihet me një pecetë

Nuk kanë fund denoncimet për problemet që janë shfaqur sot në shumë qendra votimi në mbarë vendin. Përpos problemeve me apartaturat për identifikiin elektronik duket se edhe boja është defektoze.

Gazetarja Erla Mëhilli, ish zëdhënëse e Sali Berishës denoncon se boja që i kanë vedosur në gisht në qendrën e votimit ku ajo shkoi fshihet me pecetë të lagur. Gazetarja hodhi votën e saj në Tiranë, në qendrën e votimit, Akademia e Arteve.

Ajo tregon se gishti ku lihet shenja për të treguar se ke votuar një herë, mund të fshihet lehtësisht me një letër të lagur.

Kjo tregon se një shenjë e procesit ka dështuar, por që normalisht nuk është aq e lehtë që një person të rikthehet dhe të hedhë votën për herë të dytë.