Ngjela paralajmëron Belerin/ Është i djegur, nuk ka gjyqtar ta shpëtojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë më parë, Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, i cili akuzohet se tentoi të blinte vota në këmbim të parave dhe çështjen ia kaloi SPAK-ut.

Ndonëse ndodhet në qeli, Fredi Beleri, doli fitues në zgjedhjet vendore për Himarën. Por për avokatin Spartak Ngjela, kandidati i opozitës nuk ka shpëtim nga burgu.

Ngjela tha në një dalje për mediat se Fredi Beleri është i djegur, ndërsa parashikoi se SPAK do të vihet në lëvizje shumë shpejt e nuk do ta zgjasë këtë çështje.

“Ky është kapur në flagrancë, nuk ka gjyqtar ta shpëtojë. E di unë, është kapur dhe është i djegur. Tani ky e ka shpresën të vazhdojë 2-3 vite gjyqet siç ndodh në Shqipëri, por SPAK do të vihet në lëvizje shumë shpejt. Rama nuk i mori vetë të gjitha pushtetet, ia dha populli”, theksoi ai.

Të fundit

Garancia 15 mijë dollarë, Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat!

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15...

Riparohet segmenti rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot në rrjetet sociale përfundimin e punimeve për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor...

U shurdhuam nga zhurma digjitale. Ndaleni e do dëgjoni zërin e një demokracie në krizë

Politika po lufton për të përballuar ritmin e ndryshimit teknologjik – dhe kjo po prek secilin prej nesh Nga Rafael Behr Duke u kthyer nga pushimet,...

E konfirmon Kremlini: Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim në ditët në vijim. Lajmi është konfirmuar nga...

“Jam e vetmja që mund ta shpëtoj Shqipërinë”/ Evi Kokalari si ndahet Berishës

Aktivistja, Evi Kokalari ka zbardhur për herë të parë ofertat e pushtetit që, sipas saj, ia bëri vetë Sali Berisha për ta futur në...

Lajme të tjera

Web TV