Numëruesi i “BF” përplaset me vëzhguesin e Roland Bejkos, pas supozimeve për parregullësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensione dhe debate janë regjistruar në një Komision Numërimi Votash në Tiranë, mes një numëruesi të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës, dhe një vëzhguesi të Roland Bejkos, kandidat i PD për kryeqytetin.

Mësohet se vëzhguesi i Bejkos ka shprehur disa herë pretendimet për parregullësi në numërimin e votave. Kjo ka bërë që zarfi me fletët e numëruara të votimit të rihapej dhe të rinumërohej nga e para.

Por, në fund nuk janë konstatuar parregullësi dhe kjo ka irrituar numëruesin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili është afruar në tavolinën e vëzhguesit dhe kanë debatuar me tone të ngritura. Kjo ka bërë që procesi i numërimit të vonohet.

Deri tani në Tiranë janë hapur tre kutitë e para dhe bie në sy një dominancë e Erion Veliaj, kandidiat i Partisë Socialiste. Ndërkohë, përsa i përket Roland Bejkos, ai ka marrë vetëm 35 vota, kurse Belind Këlliçi ka 207 vota.

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV