Humbja në Shkodër e Tropojë/ Berisha: Nuk dorëzohem para bandave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, ka deklrauar se nuk do të japë dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit.

I pyetur nga gazetarët për humbjen në Shkodër, Berisha u shpreh se është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga bandat e kryeministri Edi Rama.

Me tone të ashpra, Berisha deklaroi se nuk tërhiqet kurrë nga bandat dhe krimi shtetëror.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha ‘poll’-et e kundërshtarëve tanë, por dhe tanët, e nxirrnin Spahinë 14-16 pikë përpara.

Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se dorëzohet Sali Berisha sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë nuk tërhiqem para bandave dhe krimit shtetëror.

Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës zgjedhjen e krimit nuk do ta pranojnë”, tha Berisha.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV