Maj 1968/ Shpërthejnë protestat studentore në Francë, bashkohen edhe punëtorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trazirat e majit 1968 filluan si protesta studentore me thirrjet për më shumë liri, por u përhapën në fabrika dhe thuajse paralizuan ekonominë. Ato arritën të mobilizojnë deri në 1 milion protestues që marshuan në Paris me thirrjet për dorëheqjen e Presidentit të moshuar, heroit të Luftës II Botërore, Charles de Gaulle. Megjithë protestat, partia e tij fitoi në zgjedhjet parlamentare një muaj më pas. Por revolta pati efekte afat-gjata. Një vit më pas, De Gaulle dha dorëheqjen. Protestat e 1968 ishin shumë më tepër se një revoltë publike:

…Kriza e majit të vitit 1968 përshkallëzohet, teksa një grevë e përgjithshme e punëtorëve përhapet në fabrikat dhe industritë në të gjithë vendin, duke paralizuar shpërndarjen e gazetave, transportin ajror dhe dy hekurudhat kryesore. Deri në fund të muajit maj, miliona punëtorë ishin në hedhur në grevë, dhe Franca dukej se ndodhej në prag të një revolucioni radikal. Kryeministri George Pompidou bisedoi me krerët e sindikatave, duke bërë një numër lëshimesh, por nuk arriti t’i japë fund grevës. Më 30 maj, presidenti Charles de Gaulle, mbajti një fjalim në radio, ku njoftoi shpërndarjen e parlamentit, dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja

Në universitet
3 maj është data kur filluan ngjarjet globale të “Majit francez”. Atë ditë studentët e Nanterre mes të cilëve shquhej Daniel Cohn-Bendit, u bashkuan në Sorbonë për t’i dhënë më shumë dukshmëri asaj që po ndodhte.
Ngjarjet e majit 1968 nisën fillimisht në kampusin universitar në Nanterre dhe më vonë në vetë Sorbonë; Filloi si diçka e vogël dhe e izoluar. Një grup studentësh nga universiteti i Nanterre, jashtë Parisit filloi në mars të vitit 1968 një seri protestash kundër luftës së Vietnamit. Konflikti ishin përshkallëzuar në prill kur u përballën mes tyre aktivistë që militonin në grupime të ndryshme të së majtës dhe nxënës të organizatave të së djathtës ekstreme.
Autoritetet universitare thirrën policinë që i shtypi dhushëm, çka ngjalli një reagim neveritës tek rinia franceze.

Idetë
Forca shtytëse e studentëve, përveç protestës së përgjithshme të rinisë (slogani më i famshëm është “Ndalohet është e ndaluar”), ishin idetë e ndryshme ekstreme të majta: marksiste-leniniste, trockiste, maoiste etj., shpesh të riinterpretuara edhe në një romantike. Është praktikisht e pamundur të përcaktohen të gjitha bindjet politike të studentëve që morën pjesë aktivisht në kryengritje. Veçanërisht e fortë ishte lëvizja anarkiste, qendra e së cilës ishte Nanterre. Mes liderëve të majit kishte shumë njerëz që ironizonin parullat e majta dhe anarkiste, njëlloj si të tjerët. Studentët ishin gjithashtu të simpatizuar nga shumë fakultete të krahut të majtë të Sorbonës, duke përfshirë, për shembull, Michel Foucault. Vetë pjesëmarrësit në ngjarje u pozicionuan si “e majta e re”.

Dhuna policore
Policia shtypi me dhunë lëvizjen duke shkaktuar një bombë. Lagjia latine e Parisit u kthye në një zonë lufte. Barrikada të ngritura nga mijëra të rinj të indinjuar bllokonin rrugët dhe i bënin rezistencë forcave të sigurisë. Sindikatat studentore dhe mësuesit ndërmorën një grevë që do të shtrihej për disa ditë. Pavarsisht të plagosurve dhe të burgosurve, protestat vazhdonin dhe ishin më masive.
Dukuria arriti të përshkallëzohej në nivel kombëtar në 13 maj kur sindikatat e punëtorëve ndërmorën një grevë në nivel kombëtar. Ambicja e lëvizjes po rritej. Qindra fabrika u morën nga punëtorët dhe industria mbeti e paralizuar. Sektorët më të radikalizuar kërkonin “shfuqizimin e shoqërisë së klasave”. Ishte greva më e madhe e përgjithësuar në botë dhe sigurisht më e madhja në Francë me 7 milionë grevistë në të gjithë sektorët e jetës publike dhe të ekonomisë private. Kriza e trembi qeverinë e Charles de Gaulle, heroit të Luftës së Dytë Botërore dhe themelues i Republikës së V franceze. Përpara kërkesave të grevistëve, De Gaulle njoftoi në 30 maj shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare dhe zgjedhje legjislative muajin pasardhës. Qeveria e tij ofroi përmirësim të rrogave të punëtorëve. Protestat po e ulnin intensitetin.

Lexo edhe :  Më 23 dhjetor 1912, Ismail Qemali emëroi delegacionin e parë për Konferencën e Londrës

Politika
Triumfi i partisë së qeverisë me 38% të votave evidentoi limitet e lëvizjes për të transformuar instuticionet politike franceze. Nëse do të vendosej një argument se viti 1968 ishte një përpjekje për revolucion, atëherë kjo është një dështim. A ishte me të vërtetë qëllimi për të bërë një revolucion? Interpretimi sugjeron një përpjekje për të prodhuar një ndryshim, që edhe pse gjërat në dukje u kthyen në normalitet, ngjarjet e 1968 ishin një pikë kthese shumë e rëndësishme në historinë franceze. Ka një para dhe një pas, – u shpreh Chris Reynolds, profesor i studimeve franceze dhe europiane në Universitetin “Nottingham”, Angli. Sfida më e madhe është të kuptohet se pse “Maji francez” pati një ndikim kaq të madh dhe në kohë në të gjithë planetin.
Një hipotezë është se përfaqësoi si askush tjetër një dukuri që përshkroi gjithë botën perëndimore: një përplasje brezash të paprecedentë. Në vitet 60 shoqëritë ishin tejet hierarkike dhe funksiononin nga prapa – përpara. Të rriturit vendosnin të gjitha rregullat dhe të rinjtë nuk kishin alternativa veçse të bindeshin. “Maji francez” nuk ishte vetëm një dukuri në nivel kombëtar, ishte një ansambël gjeopolitik global, një lëvizje kundër luftës së Vietnamit që kondensoi status kuonë ekzistuese qysh prej Luftës së Dytë Botërore në botën e lirë dhe tek vendet komuniste.

Thyerja e tabuve
Pati një version të lëvizjes që përshkroi planetin. Në vitin 1968 pati greva studentore në Amerikë, Brazil, Meksikë, Japoni dhe në Gjermaninë Federale, Belgjikë, Suedi dhe Poloni. Kjo lëvizje franceze si me magji i dha një kthesë anti-autoritare të gjitha hierarkive sociale në të gjithë sektorët: në punë, në fabrika, në universitete, në art si dhe në familje. Rinia po ngrihej për gjëra konkrete si lufta, shteti dhe sistemi kapitalist. Nuk është e lehtë të vendosësh në drejtpeshim sukseset dhe dështimet e kësaj lëvizjeje pas gati 55 vitesh. Aspiratat më revolucionare në planin politik dhe ekonomik ishin larg realizimit, por shumë nga transformimet sociale dhe kulturore që u prodhuan në atë shekull ishin përgjigje të kërkesave të atij brezi. Disa e shohin si një pikë diegieje pozitive, një moment në të cilin përmirësohen gjërat. Gjithmonë kur prodhohen transformime të rëndësishme ka njerëz kundër dhe në favor. Pavarsisht opinioneve pro e kundër e rëndësishme është të vlerësohet çfarë ndodhi nga pikëpamja e perspektivës së të rinjve. Në cilin aspekt shoqëria evuluoi në linjë me aspiratat e kësaj lëvizjeje dhe në cilin dimension ëndrrat u prenë. Dështimi më i madh ishte instuticional, sepse zgjedhjet legjislative sollën një valë reaksionare në Asamblenë Kombëtare me një forcim të së djathtës parlamentare. Maj i 1968 ishte një ajër i freskët për të majtën franceze, që mund të ishte minoritare politikisht, por ishte dominuese nga pikëpamja kulturore. Ishte një dukuri mashkullore dhe në posterat e përfaqësimit nuk kishte figura femërore, por dy vjet më vonë lëvizja për çlirimin e grave u manifestua në të gjithë Francën për barazi. I dha një impuls temave të debatueshme që më parë ishin tabu.

Të fundit

Spiropali siç nuk e keni parë më parë! Kryeparlamentarja ia merr Valles së Tropojës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali organizoi pritjen e fundvitit me drejtuesit e medias, gazetarët dhe punonjësit e Parlamentit në...

E PAPRITUR/ Kush u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”?

Një e papritur ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” Një e papritur ka ndodhur në shtëpinë më të...

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë dje në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë po kthehet në...

Pse Papa i hapi pas shumë vitesh dyert e shenjta të Bazilikës së Shën Pjetrit

Në një ceremoni simbolike në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hapi derën e shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila ishte e mbyllur...

Ja se cila është kënga më e dëgjuar për këtë vit në aplikacionin TikTok

Kënga “Forever Young” e grupit gjerman Alphaville, nga viti 1984, ka arritur suksesin më të madh në TikTok gjatë këtij viti, ndërsa përdorimi i...

Lajme të tjera

Web TV