Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Armiqtë e Berishës tani janë kandidatët e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Sali Berisha harxhoi disa minuta sot të shpjegonte se kandidati i tij për kryetar bashkie në Vaun e Dejës, Zef Hila, nuk e ka pranuar fitoren e kundërshtarit të tij Kristian Shkreli, edhe pse Hila e ka uruar atë në sytë e gjithë mbështetësve të tij, i filmuar nga televizionet. E shpjegoi aq gjatë që ai nuk ishte urim dhe as pranim fitoreje e tjetrit, sa thua se e kishin thirrur dëshmitar në një skenë krimi dhe po e mohonte atë.

Tërbimi i Berishës me këtë gjest lexohej qartë. Për të, Zef Hila është sot një kandidat “që i ka ngulur thikën pas shpine” atij, por këtë nuk e thotë dot në publik dhe përpiqet të ndryshojë ngjarjen, duke mohuar që ajo ka ndodhur.

E ka pas disa herë në histori këtë tërbim.

Kur Edi Rama fitoi për herë të parë ndaj Besnik Mustafaj në vitin 2000 në Tiranë, ky i fundit doli e pranoi humbjen dhe u largua për disa muaj nga Shqipëria, në një program shkrimtarësh që shëtisnin me një tren.

Tërbimi i Berishës që Mustafaj pranoi rezultatin ishte i papërmbajtur dhe nxirrte çdo natë nga 50 veta në protestë në sheshin “Skënderbej”, vetëm që të mohonte deklaratën e tij, ndërkohë që vet kandidati kishte ikur.

I njëjti tërbim i ndodhi më 2007 me Sokol Olldashin, i cili menjëherë pas shpalljes së rezultatit doli e pranoi atë, duke uruar kundërshtarin dhe duke lënë të kuptojë se problemin e kishte me Partinë Demokratike.

Sot tërbimi i Berishës dukej shumëfish më i madh, pasi sot ka humbur thellë Sali Berisha dhe pranimi i rezultatit nga kandidatët e tij i duket si një goditje ndaj tij.

E gjitha ka të bëjë me faktin se ai nuk do ta pranojë atë që ka ndodhur dhe nuk do të tërhiqet nga zaptimi i opozitës dhe marrja peng e saj. Frika e tij e vetme tani janë kandidatët e tij.

Lexo edhe :  Ik ik ik

Deklarata e Belind Këlliçit ishte po ashtu për t’u pasur frikë, pasi pranoi që përgjegjësia e rezultatit duhet analizuar thellë dhe ftohtë, duke parë përgjegjësinë e secilit, përfshi dhe të vetën.

Diferenca mes asaj që pranojnë kandidatët e tij politik si humbje dhe asaj që nuk pranon Berisha, është fakti që ata që humbën tani janë në rrugë, ndërsa Berisha i do ende si badigardë të tij në uzurpimin e opozitës.

Zef Hila, Belind Kelliçi dhe Luciano Boçi lanë mandatet e deputetit për t’u futur në garë, dhe ky është një gjest tërësisht politik për t’u lavdëruar, edhe pse ata në një farë mënyre e gjetën këtë si zgjidhje për t’i ikur kënetës politike në Parlament, nën komandën e Berishës.

Deklarata e sotme të Berishës për të shpjeguar që Zef Hila nuk ka pranuar rezultatin dhe nuk ka uruar kundërshtarin, është kushtrimi i tij për të mos pranuar askush humbjen, pasi pranimi nga të gjithë i humbjes, është dezertim i ushtrisë së tij.

Ndaj mos u çudisni pse foli aq gjatë për të na mbushur mendjen që ajo video e Zef Hilës nuk është siç duket, por është siç i duhet atij. Dhe atij i duhen kandidatët ende si ushtarë. Para 14 majit si ushtarë që do ta mbanin në fron, tani si mumie për t’u varrosur bashkë me të.

Të fundit

Reshje shiu dhe erë e fortë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore...

Zjarr në një azil në Tiranë, mbi 10 persona të lënduar

Në rrugën Ali Visha, një azil privat ‘Joshua Center’ është përfshirë nga flakët, teksa shkak dyshohet se është bërë një batanije elektrike, por hetimet...

Horoskopi, e shtunë, 5 tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjat e zodiakut

Dashi Do të keni një tension të vogël në dashuri, përpiquni të mos veproni me impulsivitet dhe dëgjoni më shumë partnerin tuaj. Në punë, është...

Vlora “nën pushtetin” e ujit/ Kryebashkiaku Dredha: Situata paraqitet kritike

Situata nga përmbytjet paraqitet mjaft problematike në Vlorë, e cila po “noton” në ujë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka bërë një apel për të...

Çfarë ndikimi mund të kenë në Tokë shpërthimet e mëdha diellore?!

Shpërthimet diellore të lëshuara nga Dielli mund të kenë një efekt të mëvonshëm në Tokë. Të martën më datë 1 tetor, Dielli lëshoi ​​dy...

Lajme të tjera

Web TV