Celibashi kërkon hetim, KRIIK: Problem edhe ndryshimi i adresës për 1.3 milionë votues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Ilirian Celibashi kërkoi hetim administrativ për mosfunksionimin e aparaturave të identifikimit elektronik të zgjedhësve në shumë qendra. Nga ana tjetër, raporti i KRIIK Albania, organizatës kryesore në vend për monitorimin e zgjedhjeve, cilëson si problematikë serioze edhe ndryshimin e adresës për 1.3 milionë votues.

Pritej të ishin zgjedhje me standard teknike të larta, por u kthyen në një problem serioz, duke bërë pis procesin në jo pak zona ku u votua elektronikisht, apo në të tjera ku u krye identifikimi elektronik I zgjedhësve. Barra për këtë situatë ra mbi KQZ-në, e cila djeështë pranuar si problematikë edhe nga kreu I saj Ilirian Celibashi. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me mosfunksionimin e pajisjeve për votimin elektronik, që u aplikua për herë të parë në zgjedhjet lokale në 3 bashki, Vorë, Kamzë dhe Elbasan. Ai u shpreh se ende po pritet dorëzimi i bazës materiale, ndërsa paralajmëroi se për vlerësimin teknik të pajisjeve do kërkohet edhe ndihma e ekspertëve të huaj. “Akoma pajisjet nuk kanë mbërritur në KQZ. Po presim dorëzimin e bazës dhe materialeve zgjedhore. Me siguri do kërkojmë edhe ekspertë të jashtëm të përfshihen në procesin e vlerësimit teknik të pajisjeve. Eksperiencat e vendeve të tjera kanë treguar, dështime në implementimin e teknologjisë së informacionit dhe procesi nuk ka pasur këtë kontest që ka pasur këtu”, tha ai. Celibashi ka komentuar edhe një video të shpërndarë në rrjetet sociale të keqpërdorimit të pajisjeve për votimin elektronik, për të cilat tha se ishin pamje irrituese dhe se KQZ për çdo hap të procesit që nuk ka shkuar mirë do ketë qëndrimet e veta. “I keqardhur dhe i inatosur kur i kam parë ato pamje, ma dërguan para se të dilnin në rrjetet sociale. Janë punëtorë të rekrutuar gjatë kësaj kohë, nuk e them për justifikim. Pamje shumë irrituese. Do ishte e tepërt dhe e panevojshme të them që KQZ për çdo hap të procesit që nuk ka shkuar mirë do ketë qëndrimet e veta. Nuk është cinizëm të them që ai gjest të errësojë e të eklipsojë përpjekjen e ndershme e korrekte të këtij institucioni. Veprim i dënueshëm edhe në pikëpamje administrative”, tha ai. Një situatë të tillë e kritikoi edhe kreu i qeverisë Rama, i cili bëri përgjegjës KQZ-në për situatën e krijuar.

Lexo edhe :  50 mijë € për asgjë/ Ndërtuesi ballafaqohet me familjen e mbetur në rrugë

KRIIK: Problem ndryshimi i adresës për 1.3 milionë votues

Në një qëndrimin publik, organizata kryesore në vend që monitoron proceset zgjedhore konstatoi disa problematika që në mënyrë direkte apo indirekte mund të kenë ndikuar edhe në pjesëmarrjen e ulët në votime. Ndryshimi I venvotimeve për shumë qytetarë mund të jetë bërë shkak që disa prej tyre mkund të mos e kenë ushtruar të drejtën e votës. “Ndryshimi i adresës së rreth 1.3 milionë votuesve është një problematikë e këtij procesi zgjedhor. Ndërsa problematika është ngritur në raportet e auditëve teknicienë, nuk pati asnjë hap konkret nga KQZ-ja apo Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për një sqarim shterues të opinionit publik në lidhje me këtë çështje, si dhe as ndonjë fushatë ndërgjegjësimi të fokusuar specifikisht në thirrjen e qytetareve për të kontrolluar emrin në listë. Procesi i saktë nëpërmjet të cilit qendrat e votimit janë rialokuar mbetet ende i paqartë, si rrjedhim i këtij mos sqarimi publik. Opozita ngriti shqetësime e pretendime se ky ndryshim i qendrave të votimit është bërë me qëllim për të penguar qytetarët të votojnë, duke ngritur dyshime në lidhje me integritetin e listës së zgjedhësve”-konstaton KRIIK. Gjithashtu ata konstatojnë në raport se pati përdorim të burimeve shtetërore për avatazh electoral dhe pavarësisht se kjo çështje është ngritur gjatë fushatës, masat nuk ishin të mjaftueshme për të frenuar këtë fenomen. “Mekanizmi për parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore për avantazh elektoral, edhe në këto zgjedhje u tregua të ishte jo efektiv në përmbushjen e qëllimit të tij, duke u shndërruar në një raportim rutinë të aktiviteteve institucionale. KQZ-ja pati një sukses të konsiderueshëm në ndërgjegjësimin e institucioneve publike për nevojën për të raportuar dhe respektuar afatet e raportimit, por të tjerë elementë më përmbajtësorë mbetën të pa-përmbushur. Megjithëse u vendosën një sërë masash administrative për nëpunës apo kryetarë bashkish për përdorim të burimeve shtetërore, lloji i sjelljeve të sanksionuara dhe masa e sanksioneve u evidentuan të pamjaftueshëm qoftë për parandalimin e fenomenit, qoftë për frenimin sadopak të tij, si pasojë e një leximi të ngushtë të ligjit dhe fokusimit në elementë teknikë të tij”-saktëson KRIIK. Një qëndrim të ngjashëm, por më të vonë se kjo organizatë mbajti edhe OSBE-ODIHR, në raportin paraprak që u publikua këtë të hënë.

Të fundit

Kina, furnizuesja kryesore e Shqipërisë

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për Marsin 2025 sjell disa sinjale pozitive për ekonominë vendase, me një rritje të...

“Nuk ka njeri më mashtrues”. Rozana: Gjesti nuk meriton ta fitojë “BBVA4”

Pasditen e sotme në një bisedë të zhvilluar mes finalistëve të “Big Brotherit”, Rozana kritikon se pse Gjesti nuk e meriton finale. Në renditjen e...

Altin Dumani mesazh qeverisë: Pa drejtësi s’ka paqe, as demokraci në vend

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, në vazhdën e takimeve në universitete të ndryshme të vendit, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fakulteti...

Prekëse/ Fëmijët në Gaza po mbijetojnë me më pak se një vakt në ditë

Gjithmonë e më dramatike paraqitet situata humanitare në Gaza, ku që nga marsi vijon të mbetet e bllokuar çdo lloj ndihme. OJQ-të në terren po...

Kandidatja e PS në Fier ironizon sërish Bardhin: Gazo si mu gdhive sot yllo?

Zegjine Çaushi, kandidatja socialiste në Fier ka vijuar ironinë me Gazment Bardhin, drejtues politik i PD në këtë qark. Në një video tjetër që...

Lajme të tjera

Web TV