Fredi Beleri drejt lirimit? Zyrtari grek e viziton në burg, ja kush e shoqëron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke Ambasador Throharis Lalakos do të vizitojë në qeli kreun e Omonias së Himarës dhe njëkohësisht edhe fitues i zgjedhjeve në këtë bashki, Fredi Beleri.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme Greke, diplomati i lartë grek do të vizitojë Belerin në ambientet e paraburgimit në Tiranë, i shoqëruar edhe prej ambasadores Greke në Shqipëri, Kostandia Kamici.

“Vizita do të përqendrohet në kushtet e paraburgimit dhe gjendjen shëndetësore të Fredi Bejlerit”, sqaron ministria e Jashtme Greke.

Me urdhër të ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë ka marrë udhëzime për t’i siguruar familjes së tij mbrojtjen e nevojshme, ndërsa në dispoizicion të familjes janë vendosur edhe disa avokatë, të cilët do të vazhdojnë betejat e tij ligjore me drejtësinë shqiptare.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV