Humbja e thellë e opozitës/ Merkoçi: Dorëheqje e Berishës dhe Alibeajt bashkim, hapje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokrati i ditëve të para, Fatmir Merkoçi thotë se humbja e thellë e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit kërkon një reflektim të thellë, një bashkim të dy PD-ve dhe një hapje të së djathtës. I ftuar në studion e Fax News, Mërkoçi tha se në një situatë të tillë humbje, Berisha dhe Alibeaj duhet tëjapin dorëheqjen.

“Ajo që është deklaruar në të dyja kampet, qoftë PD, qoftë Foltorja, është e turpshme, nëse ju ka mbetur pak përfaqësim i vërtetë i demokratëve, jo vetëm që duhet të marrin përgjegjësi po duhettë japin dorëheqje. Nuk mund të mbetet peng populli shqiptar i këtyre. Duhet një riformatim i të djathtës reale në Shqipëri.

Ndryshimin e shoh brenda PD-së, që në mënyrë urgjente duhet të bëjë zgjedhjen e kryetarit, duhet të bëhet hapja e vërtetë, sot nuk ka fraksion, të dyja komandohen qoftë nga Berisha, qoftë nga Alibeaj, dhe të dy duhet që të mbajnë përgjegjësi reale. Duhet hapur partia, nëse ju ka mbetur pak shpresë për ta ringritur partinë.

Duhet të bëhet bashkim dhe hapje e partisë, qëllimi i kryetarit duhettë jetë bashkimi i partisë”, u shpreh Merkoçi.

Ndërkohë që dha dhe arsyet që sipas tij çuan në humbjen e opozitës, përfshirë edhe listat e këshilltarëve bashkiakë që sipas tij u diktuan nga LSI.

Merkoçi tha se të djathtës i mungoi përfaqësimi, qoftë në ngjyrat e përdorura në fushatë , qoftë në simbolet e përdorura. Merkoçi tha se ai e gjeti veten jashtë listës së këshilltarëve, edhe pse ishte një prej kandidatëve të primarëve në garë për Tiranës.

Çfarë e penalizoi opozitën?

Një gjë që më penalizoi mua që u bëra pjesë e primareve,është se kërkova bashkimin e partisë, përfaqësia e kandidatëve linte për të dëshiruar. Të gjihë fushatën e bënë në mënyrë individuale nuk e bënë me staf. Belind Këlliçi deklaroi se pavarësisht se kush fitonte në garën e primareve do të ishin së bashku në fushatë. I keni parë ndonjëherë ju?

Lexo edhe :  "Do bëhem e famshme", kandidatja e PS: Bardhi ka frikë nga unë i dal në ëndërr (VIDEO)

Në listën e këshilltarëve ishin njerëzit e LSI-së, dy çuna tirone si unë dhe Bogdani nuk ishim fare në listë. Si është e mundur që ti kandidon për të marrë bashkinë dhe nuk je fare në listë. Janë 200 mijë njerëz që nuk kanë votur dhe është i gjithi elektorat i djathtë. 200 mijë njerëz që nuk të erdhën nuk janë vjedhje, të ka braktisur elektorati jot. Nuk ke marrë një bashki të madhe në asnjë qark. Ke humbur bastionet, të humbësh Kamzën, Shkodrën, Vorën, Tropojën, Kukësin… ku janë sot këto qytete?

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV