Dëshmitë me seanca të mbyllura/ Avokati i Thaçit: Duam të merret vesh e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nisje të seancës gjyqësore në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja e Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, shprehu kundërshtimin për seancat të cilat po mbahen të mbyllura dhe kërkoi që procedurat të jenë të hapura për publikun.

Kehoe tha se duan që procedurat të mbahen hapura dhe të merret vesh e vërteta, derisa theksoi edhe shqetësime praktike në ndjekjen e metodave të përdorura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar(ZPS).

“Siç e keni vënë re i kemi kundërshtuar të gjitha masat e përdorura nga ZPS për seanca të mbyllura. Por, dua të tërheqë vëmendjen se jo vetëm se kundërshtojmë sepse duam që procedurat të mbahen hapura e të merret vesh e vërteta, por kemi edhe shqetësime praktike në ndjekjen e metodave të përdorura nga ZPS”, tha ai.

Kehoe u shpreh se si pasojë e seancave të mbyllura, kanë vështirësi edhe në parashtrim të pyetjeve. Ndërsa prokurorja Deborah Mayer tha se masat mbrojtëse për dëshmitarët janë marrë me kërkesë të ZPS-së.

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon intervistimi i dëshmitarit të pestë të Prokurorisë, nën masa mbrojtëse. Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, deri tani kanë përfunduar dëshmitë e katër dëshmitarëve të prokurorisë.

Dëshmia e tyre nuk është bërë e ditur për publikun dhe të njëjtit kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse. Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet. Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Të fundit

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh,...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në”

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në grackë duke e kërkuar vetë...

‘Letërsia mund të jetë një formë rezistence’, Lea Ypi flet me Elif Shafak

Kujtimet e Lea Ypi në librin e saj “Të lirë” evokojnë fëmijërinë e saj në Shqipëri, para dhe pas rënies së komunizmit. Libri Indignity,...

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në Buje...

Lajme të tjera

Web TV