Tirana-Partizani/ Adrenalinë dhe futboll, Tirana nuk bie, mban dy pikë larg Partizanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani ndanë nga një pikë, në një ndeshje që i kishte të gjitha me pretendime për penallti, disa kartonë të verdhë, gritë në fushë dhe gola. Takimi u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, një pikë për të dyja skuadrat, por që në kushtet aktuale I shërben më shumë Tiranës. Kjo jo vetëm për faktin që ruan distancën dy pikë me Partizanin kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për tu luajtur, por në mbrëmjen e djeshme vinte me shumë mungesa. Specialistët e futbollit kuotonin Partzanin si fituesin e mundshëm, por fusha ka treguar të kundërtën. Të dyja ekipet luajtën fort, por të kujdesshme në një pjesë të mirë të lojës, goli i Partazanit në minutën e 53 nga Da Silva, dëmtimi më pas i mësfushorit të Tiranës Lushkja dhanë imazhin se të kuqtë mund të triufonin. Megjithatë Tirana jo vetëm nuk u dorëzua por arriti që të barazonte në minutën e 80’ me një gul mjaft të bukur të mesfushorit Deliu. Në fund të takimit Tirana kishte dy raste mjaft të mira që mund ta kalonte ndeshjen në avatazh. Gjithsesi portieri i Partizanit Rexhepi u tregua në nivelin e duhur. Tirana dhe Partizani ndanë pikët në derbin kryeqytetas, në një sfidë tepër emocionuese. Pas sfidës ka folur edhe mesfushori i bardhebluve, Regi Lushkja i cili feston ditëlindjen e tij të 27-të. “Është një barazim i kënaqshëm, sigurisht kërkonim fitoren pasi dhamë maksimumin. Unë pata një dëmtim, ndërsa çunat dhanë shpirtin në fushë. Sekreti ynë është se jemi të bashkuar dhe japim gjithçka në çdo ndeshje. Duhet të presim për titullin, ka ndeshje akoma, kisha një problem në gju dhe e sforcova veten, prandaj nuk mund ta luaja në pjesën e dytë”, tha ai për “Oversport”. Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në derbin ndaj Tiranës, që pritet të jetë dhe vendimtar për sa i përket ecurisë së titullit kampion, teksa bardheblutë kryesojnë 3 javë para fundit, me një diferencë +2 nga të kuqtë. Ky barazim, si dhe prformanca e skuadrës në fushën e lojës, duket se nuk ka kënaqur trajnerin italian, i cili është shfaqur i nervozuar menjëherë pas përfundimit të duelit. Kolela u kap nga kamerat, i nervozuar, teksa ishte në praninë e stafit të tij teknik, ndryshe ishte situate në kampin bardheblu ku trajneri dhe lojtarët kanë fëstuar sikur të ishte një triumf. Duket se ky festim vjen me të drejtë si duke marrë në konsideratë mungesat, ashtu edhe tabëlën e rendistjes kur kanë mbetur edhe tre takimet e fundit.

Të fundit

Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar

Si çdo vit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Ramën organizuan iftar me të ftuar personalitete të ndryshme. "Motra dhe vëllezër të besimit...

Reshje shiu, Rrugoret shtojnë kontrollet: Kujdes në tunele dhe akse kombëtare

Policia Rrugore përmes një njoftimi zyrtar i bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi moti i keq me reshje shiu mund...

Dua Lipa fiton çështjen e të drejtave të autorit ndaj hitit “Levitating”

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka fituara ndaj padisë që e akuzonte atë se kënga e saj “Levitating” ishte e kopjuar...

Zyrtare/ Partizani i jep fund dilemave, Skënder Gega rikthehet në stolin e “Demave”

Partizani ka rikthyer në stol Skënder Gegën. Lajmi është bërë publik nga klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Gega do të qëndrojë...

Vendi më i sigurt në botë në rast lufte

Sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”, një nga vendet më të sigurta për t’u strehuar në rast të një...

Lajme të tjera

Web TV